E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Rally Globe” vjen në Shqipëri, 26 makina retro ndalojnë në Shkodër

25 makina retro, pjesë e turit global “RALLY GLOBE”, të nisura nga Salsburgu i Austrisë, pasi kanë përshkuar disa qytete të Europës dhe Ballkanit Perendimor, bene ndalesën e tyre në Shkodër.

Pasi kanë prekur për herë të parë këto territore,  grupi që ka bërë bashkë të apasionuarit pas automjeteve të vjetra, jo vetëm nga Europa, por edhe SHBA shprehen të mahnitur nga ajo që kanë pare.

“Nisëm udhëtimin në Austri dhe përfundimin do ta kemi në Greqi. Ne nuk kemi, male si ky në Angli. të gjitha rrugët malore janë shtigje shumë të ngushta. Eshtë sfiduese. Gjatë rrugës pata një aksident, sic mund të shihni në pjesën e përparme te makines. Hera e parë në Shqipëri dhe përshtypja ime është tejet pozitive”, thotë Tony Rowe.

“Pamje dhe rrugë fantastike. Ishte e mrekullueshme. Kemi bërë shumë kilometra dhe më pëlqyen disa pjesë të territorit të Ballkanit. Është e vështirë t’i kujtosh të gjitha, por mendoj se ardhja këtu ishte ndoshta ndër rrugët më spektakolare që kemi parë. Më pëlqeu shumë edhe pamja nga kufiri dhe deri këtu, një qytet fantastik. Sa i përket vendit tuan jam shumë i impresionuar. Ka një atmosferë pozitive, njerëz mikpritës. Pimë një kafe dhe të gjithë na përshendesnin”, shprehet Clint Smith.

Gjithçka ka qenë shumë interesante. Kam qenë në Bullgari, në Greqi dhe në Itali dhe përreth saj, por nuk kam kaluar kurrë në këtë pjesë të Ballkanit. Shumë bukur. Ka funksionuar mjaft mirë. Kjo është një makinë që e kemi blerë në Londër dhe nuk e kemi pasur në përdorim, na e kanë dorëzuar në vijën e nisjes. Jemi vërtet të kënaqur me të. Ajo që më bëri përshtypje në këtë herë të parë në Shqipëri, sapo kalova kufirin me Malin e Zi, pashë që rrugët janë vërtet të bukura, pastërti. U befasova”, thotë Dany Day.

“Kemi pasur një udhëtim të mrekullueshëm. Ka qenë një përvojë e vecante. Edhe pse pata një aksident rrugës, pasi u përplasa me një bordurë anesore, por një dëmtim i vogël. Unë vi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e shijova shumë. Jemi një grup i vogël, por që kaluam një eksperiencë unike. Këtu mund të them se gjetëm njerëz shumë miqësor dhe një vend të bukur, me tipografi të vecantë”, thotë Bill Shields.

Ky aktivitet është ngjarja e 21-të e “Rally the Globe”, që përshkon 4112 km, me nivele të ndryshme vështirësie, ku preken male dhe vijë bregdetare, si dhe peisazhe unike. Përzgjedhja e Shkodrës dhe Shqipërisë në këtë hartë, zgjeron promovimin turistik të vendit tonë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›