E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia fitore madhështore me Seviljan (video)

Valencie - Valencia arriti të marrë një fitore madhështore 3-1 në përballjen e drejtpërdrejtë me skuadrën e Seviljas. Me këtë fitore Valencia forcon pozitat në vendin e katërt, dhe njëkohësisht i afrohet vendit të tretë, i cili mbahet pikërisht nga Sevilja.

Eskude kalon i pari Seviljen në avantazh në minutën e 9-të të takimit. Barazimi për vendasit do të vinte në fundin e pjesës së parë me anë të Davis Vilës, i cili shënon nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë do të fliste e tëra për skuadrën e Valencias. Mota shënon golin e avantazhit në minutën e 83-të të takimit. Në minutën e fundit Hernandez arrin të shënoje edhe golin e tretë, i cili vulos rezultatin përfundimtar.

Valencia ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt. Ndërsa, Sevilja mbetet në kuotën e 57 pikëve, duke u pozicionuar një vend më lart.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›