Milani me Inzagin në krye shkatërrojnë Torinon (video)
Milano - Milani arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-1 përballjen e kësaj jave me Torinon, duke u ngjitur në vendin e dytë të Serisë A. Filipo Inzagi ishte pa dyshim njeriu i takimit, i cili arriti të shënonte tre herë në portën e torinezëve.
Golin e parë Inzagi e shënon në minutën e 13-të. Në minutën e 37-të dyfishon, dhe në të 60-ën shënon golin e tretë.
Kaka shënon golin e katërt në minutën e 68-të me një penallti të fituar nga Masimo Ambrozini. Në minutën e 80-të Françeskini ngushton përkohësisht rezultatin, pasi në minutën e fundit të takimit është vetë Ambrozini që shënon sërish për Milanin, duke e çuar në 5-1 rezultatin përfundimtar.
Milani ngjitet në vendin e dytë me 64 pikë, po aq sa edhe Juventusi i vendit të tret. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.