E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama- Berishës: Je “non- grata”, je i padëshëruar në Kuvend!

Përtej debateve për çështje që kanë të bëjnë me komisionet hetimore parlamentare, rritjen e çmimit të karburanteve, investimeve në infrastrukturë, apo dhe çështjes së Butrintit, në seancën e sotme parlamentare është regjistruar edhe një debat mes Sali Berishës dhe Flamur Nokës nga njëra anë, si dhe kryeministrit Edi Rama, nga ana tjetër.

Debati ka nisur pas kërkesës së Berishës për të folur, kërkesë që nuk është pranuar nga kryeparlamentarja Nikolla. Berisha ka sulmuar Nikollën duke thënë se “kjo që bën ti ka si qëllim mbrojtjen e Edi Ramës”.

“Turp, akt i turpshëm”, ka deklaruar Berisha.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi kreut të qeverisë, i cili u shpreh se “nuk është turp për non-gratat”!

“Ti je i padëshiruar. Ti je “non-grata”, jo parlamenti. Por ti, se je “non- grata”, ka komentuar zoti Rama.

Në krah të Berishës ka dalë dhe deputeti Flamur Noka, i cili i ka kërkuar Nikollës llogari për fjalët e kreut të qeverisë. “Kush është ky që na trajton ne kështu?”, është shprehur Noka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›