Incidenti në Bashki, Prokuroria: Të pezullohet Hoxha
Të majtët e këshillit bashkiak kanë kërkuar mbledhjen urgjente të këtij këshilli, si reagim ndaj dhunës që sipas tyre kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ka ushtruar ndaj dy ish-punonjësve të Tatim-Taksave në bashki. Këshilltarët u mblodhën para godinës së bashkisë dhe në emër të tyre, Aldrin Dalipin tha se pavarësisht kërkesës së të majtëve, pala tjetër nuk ka pranuar për një mbledhje urgjente.
“Kemi kërkuar mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak, për të mbajtur një qëndrim, për të dënuar këtë akt të rëndë, dhe fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga bashkia.
Ndërkaq Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë, kërkesën për pezullimin nga puna të drejtorit të Policisë bashkiake, Florenc Hoxha me akzuën e goditjes, fyerjes dhe kanosjes për mostregim.
Nëse gjykata vendos pranimin e kërkesës, atëherë Hoxha, do të hetohet në lidhje me incidentin e ndeshur në zyrën e Tatim-Taksave në bashki mes tij dhe dy inspektoreve, të cilat më pas kanë depozituar edhe kallëzim penal në organin e akuzës, ndaj kreut të policisë bashkiake.