E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahu dy inspektoret në zyrë, Prokuroria kërkon pezullimin e Florenc Hoxhës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha të pezullohet nga puna. Kërkesa vjen pas denoncimit të bërë nga Anila Çobani dhe Etleva Duro për dhunë dhe kërcënim.

Ndërkohë sot grupi i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar edhe njëherë mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me dhunën e ushtruar nga kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ndaj dy punonjësve Anila Çobani dhe Etleva Duro.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi është shprehur në një prononcim para ndërtesës së bashkisë se grupi i këshilltarëve të djathtë nuk ka pranuar një kërkesë të tillë edhe pse rregullorja parashikon këshilli bashkiak duhet të mblidhet  me firmën e  mbi 1/3 e këshilltarëve.

Dalipi tha se kjo mbledhje po shmanget qëllimisht për të mos trajtuar apo për të mos mbajtur qëndrim për çështje kaq shumë të rëndësishme.

Kërkesa jonë për mbledhjen është urgjente për shkak të dhunës fizike të ushtruar në zyrat e shtetit ndaj dy grave,nënpunëse të Bashkisë së Tiranës, për të mbajtur një qëndrim të gjithë këshilltarët, të majtë apo të djathtë, për të dënuar këtë akt shumë të rëndë, që shkel me të dyja këmbët zërin e qytetarëve, që në fakt është një tallje e hapur me zërin e qytetarëve. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo nga bashkia, e cila ka marrë në mbrojtje një bandit me uniformën shtetit që ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me normat morale qytetare, tha Dalipi.

Ai kërkoi që për këtë sjellje të reagojnë edhe ambasadorët dhe të mos lejojnë që të përdoren si sfond nga Basha.

Kërkojmë që gjithë investimi i bërë nga ndërkombëtarët për të shmangur dhunën ndaj grave e mediave të mos nëpërkëmbet me dhunën e pushtetit. Miliona euro nga BE dhe SHBA janë hedhur poshtë. Ne u kërkojmë ambasadorëve të reagojnë dhe në asnjë mënyrë mos përdoren për sfond nga kryetari bashkisë në një kohë kur po dhunohen zyrtarë në zyrat e bashkisë, në një kohë kur po kërcënohen punonjësit e bashkisë dhe po hidhen në rrugë si të mos jenë qytetarë apo shërbëtorë publikë të qytetarëve, ka nënvizuar kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, mësohet ti ketë nisur një letër deputetëve socialistë të Tiranës ku i kërkon reagimin dhe ndërhyrjen mbi çështjen e largimeve nga puna. Duke marrë shkas dhe nga dhuna e ditëve të fundit mbi dy inspektoret e Bashkisë, Dalipi i kërkon deputetëve që të thërrasin në interpelancë urgjente në Kuvend, kryeministrin e vendit.

Berisha duhet të përgjigjet me përgjegjësinë e plotë që ka për degjenerimin e policisë së shtetit deri në pikën e ushtrimit të dhunës ndaj grave të pafajshme në krye të detyrës nga njerëz të mbështetur , financuar dhe mbrojtur nga ai personalisht dhe  Lulzim Basha, në provën e tyre më të fundit të kapjes për fyti të shtetit  për interesa të pushtetit., shkruan Dalipi në letrën e tij.

Grupi i Këshilltarëve të majtë pranë bashkisë më të madhe në vend prej më se një jave ka reaguar mbi fenomenin e largimeve nga puna duke i cilësuar ato si përndjekje politike. /A.R/

www.youtube.com/watch?v=nralYuZT3es

www.youtube.com/watch?v=BziiML6XGz0

***

Anila Çobani

“Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Zhduku nga zyra

Drejtori i Policisë Bashkiake hyri në zyrën tonë dhe mu drejtua mua me fjalët: Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Qërohu nga tavolina. Kështu e nis rrëfimin e saj Anila Çobani, inspektorja e taksave në bashkinë e Tiranës, e cila dje është dhunuar nga Florenc Hoxha. Në këtë intervistë për Shekullin, Çobani tregon se shefi i saj i kërkoi të rrinte në punë, por drejtori i policisë tentoi që ta nxirrte me forcë nga zyra duke i shkaktuar edhe shenja në trup.

Zonja Çobani, çfarë ndodhi sot në zyrën tuaj në Bashkinë e Tiranës?

Në ora 09:00 isha në zyrën time në zyrën e Kontrollit dhe Analizës së Riskut në katin e dytë të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Kisha në dorë shtatë-akt kontrolle meqenëse më ishte lajmëruar largimi im nga puna në ditët në vazhdim, shtatë akt kontrolle në procese pune për ti çuar tek tatim paguesit që të firmosin për kontrollet që bëja unë. Po punoja në tavolinë, zyra jonë është e tejdukshme nga të gjitha anët me xhama dhe shoh që në korridor shfaqet shefi i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Ai hyri te zyra jonë. Fatmirësisht nuk isha vetëm, isha me dy kolege të mia dhe një koleg. U drejtua nga mua dhe më thotë: Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Qërohu nga tavolina. Unë i thashë: jam duke bërë detyrën time institucionale dhe mos guxo të më prekësh me dorë se nuk lëviz nga tavolina. Është drejtuar për nga unë dhe më ka tërhequr zvarrë me karrige dhe ka bërë një rrëmujë që ne e kemi filmuar. Në këtë kohë kur filloi të ushtronte dhunë, drejtohet një kolegia ime për ta ndaluar. Edhe atë e keqtrajtoi duke e tërhequr zvarrë.

Çfarë ndodhi më pas?

Ndërkohë kur u bë rrëmuja që po më tërhiqte zvarrë dhe unë i thashë nuk dal se po bëj detyrën time, vjen Drejtori i Përgjithshëm. Unë i them atij: Më thuaj a duhet të iki nga puna apo të vazhdoj? Drejtori e shtyn Florenc Hoxhën edhe më thotë ti do rrish në tavolinë, mbaro detyrën. Kaq ndodhi, ai vazhdoi me sharje në korridor. Ndërkohë bëmë padi edhe në prokurorin. U mbyll dera e jashtme ndërkohë që nuk është lejuar asnjë nga media që të hyjë. Në këto momente jemi thirrur që të marrim lajmërimet e largimit nga puna nga shefja e burimeve njerëzore. Kemi firmosur në protokoll, kemi takuar shokët dhe shoqet, morëm fletët.

Po njerëzit e tjerë a u përfshinë në sherr?

Jo drejtori na ndihmoi që ta largonte. Ësht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›