Rama: 300 ditët e para në pushtet, 'luftë' krimit. Noka gabimisht ministër
TIRANË- Kreu i PS-së Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare” premtoi se brenda 300 ditëve të mandatit qeverisës socialistët do të zhvillojnë 'betejën' me krimin me qëllim rimarrjen e territorit nga krimi dhe kthimin e policisë së shtetit në shërbim të qytetarëve.
“Kemi marrë një angazhim. 300 ditët e para të qeverisjes sonë do të zhvillojmë një ‘luftë’ të paparë me krimin. Do kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës dhe do i japim shqiptarëve një polici shteti si asnjëherë më serioze dhe më të gatshme për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë dhe do shënojmë një fitore të rëndësishme në betejën me krimin. Ne nuk besojmë se lufta me krimin është ‘luftë’ që mund të zhvillohet dhe përfundojë brenda 300 ditësh, por ne besojmë se mund të zbusim krimin dhe të rimarrin në dorë kontrollin mbi territorin dhe të vendosim një ekuilibër të ri në raportin e forcave ku krimi ka epërsi të papërballueshme” , theksoi Rama, gjatë prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare", kapitulli për "Rendin dhe Sigurinë" në aktivitetin mbajtur pasditen e sotme në TOB.
Duke iu referuar aktualitetit, kryesocialisti theksoi se 5 persona kanë humbur jetën në më pak se 48 orë, teksa shtoi se në mandatin e saj qeverisës, PS-së do të zhvillojë ‘betejën’ e saj kundër krimit duke vendosur theksin tek shkaqet e tij.
“Ne besojmë se sa është e rëndësishme lufta frontale me krimin është dhe beteja me shkaqet e krimit. Ajo zhvillojë cdo ditë dhe ne do e bëjmë në të gjithë ditët e mandatit qeverisës. Pa u mbushur 48 orë kanë humbur jetën 5 persona. Ky është një numër i zakonshëm dhe nuk skandalizon asnjë”, shtoi Rama.
Rama sulmoi ashpër atë që ai e quajti “Kupola e Ministrisë së Brendshme”, duke hedhur akuzua për lidhje me botën e krimit dhe favore reciproke. Rama teksa etiketoi ministrin Flamur Noka si personazh komik, tha se ai mban gabimisht postin, duke premtuar se do i kthejë Ministrisë së Brendshme dinjitetin e humbur prej vitesh.
“Sot ka lidhje të drejtëpërdrejtë mes ‘Kupolës së Ministrisë së Brendshme' dhe krimit. Është lidhje ku kalojnë rrugët e kontrabandës dhe korrupsionit dhe favoreve reciproke. Ne do i mbyllim këto rrugë. Do i japim Ministrisë dinjitetin e humbur prej vitesh dhe të nëpërkëmbur në mënyrën e papërballueshme nga qenia e një personazhi që gabimisht ndodhet në zyrën e Ministrisë së Brendshme pasi duhet te ishte ne skenën e ‘Portokallisë’. Besoj se me nivelin e lartë që ka arritur ‘Portokallia’ nuk gjendet një aktor që gajas më shumë popullin sa Ministri i Brendshëm”, nënvizoi Rama.
“Një shtet një polici” do të jetë motoja e programit të PS-së, pas 23 qershorit, ndërkohë lideri i socialistëve premtoi ristrukturim të asaj që ai e quajti ‘forcë e goditjes së shtetit’.
“Pas 23 qershorit do të ristrukturojmë forcë e goditjes së shtetit në funksion të paprekshmërisë së individit duke e ngarkuar policinë e shtetit të bëjë atë rol që nuk e bën, rol që e kanë marrë të fortët dhe qytetarët. Nuk mund të lejojmë armatosjen e njerëzve me çifte se kanë frikë se i futet njeri brenda. ‘Një shtet një polici’ do jetë motoja e programit tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’ në lidhje me shtetin dhe policinë. Polici që të jetë garanti për qytetarët dhe territorin. Nuk mund të lejojë të gëlojë anarkia dhe rrumpalla”, shtoi Rama.
Rama u fokusua tek mbështetja e familjarëve të policëve të rënë në detyrë, duke premtuar punësim dhe strehim të cdo gruaje që ka humbur bashkëshortin si dhe mbështetje për arsimin e fëmijëve.
Rama në këtë takim u ndal edhe në projektin e socialistëve për ‘taksim të ndershëm’ duke ripërsëritur deklaratat “Ne jemi për taksimin e ndershëm. Sa më shumë që fiton aq më shumë duhet të paguash”.
(e.m/BalkanWeb)