E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina përkujton katastrofën e Çernobilit

KIEV- Ukraina përkujtoi sot 27-vjetorin e katastrofës më të rëndë bërthamore civile, të ndodhur në Çernobil.

Dhjetëra persona kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në monumentin e viktimave të Çernobilit në Slavutitch, qytet rreth 50 kilometra nga centrali ku banonin qindra punonjës të qendrës.

Të afërm të viktimave dhe zyrtarë ukrainas kanë marrë pjesë në një ceremoni para një memoriali.
"Kujtimet e tragjedisë kërkojnë bashkim dhe konsolidim të përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë në kuadër të realizimit të projekteve destinuar krijimit të një mjedisi të sigurt në Çernobil'', deklaroi presidenti, Viktor Janukoviç në një komunikatë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›