E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: 50 mësues të rinj për t’u mësuar shqipen fëmijëve në diasporë, 8 në Selanik

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka angazhuar 50 mësues të rinj gjuhës shqipe.

Kryeministri Edi Rama e nisi takimin e tij me shqiptarët në Selanik duke paraqitur 8 nga 50 mësuesit e gjuhës shqipe, të cilat do të japin mësim në Selanik.

“Më lejoni në fillim që t’ju prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova mbas takimit të paharrueshëm të Athinës, do të na ndihmojnë që t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe”, tha Rama, në fillim të fjalës së vet.

Kryeministri theksoi se në Selanik janë 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të gjuhës shqipe me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për t’i shërbyer e mësuar gjuhën tonë amëtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›