Rama në Selanik: Vorio Epiri, term i vdekur me kohë dhe me vakt

TIRANË 3 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama në takimin me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi sot se, Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë dhe me vakt.
“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu për t’ju takuar ju. Me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga ai i ashtuquajturi “Vorio Epir”, ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime, të cilat mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Njësoj siҫ më shkakton keqardhje ҫdo spazmë e kujtdo në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë fqinje dhe mike”, theksoi Rama.
“”Vorio Epiri” është një term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me ҫdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalëboje dhe të dalëkohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin “Vorio Epir” kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e vetë për të jetuar në shekullin e 21-të”, tha Rama.
Këto, nënvizoi Rama, “janë fosile për gjynah, por nuk janë në asnjë mënyrë arsye që të ushqejmë brenda nesh ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”.
1 nga 6/j.p/