Rama 77-80 deputete objektiv real

23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
Këto zgjedhje pritet të jenë historike, pavarësisht nëse e djathta do të fitojë një mandate të tretë apo do të humbë për herë të parë pushtetin me zgjedhje, sepse mbi të gjitha do të jenë një test i vërtetë për të gjitha palët në vend, një test për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, “Top-Story”, emisioni i përjavshëm politik i Sokol Ballës, u zhvendos këtë të enjte në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, atje ku gjatë mbrëmjes, Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj të Tiranës, duke hapur zyrtarisht fushatën në kryeqytet. I ftuari, për të debatuar jo vetëm për programin, por edhe pritshmëritë, dyshimet, aleancat, raportet me ndërkombëtarët dhe shumë çështje të tjera me rëndësi, ishte lideri i opozitës dhe kandidati për kryeministrin e ardhshëm, zoti Edi Rama. Përkrah Ballës, të pranishëm në “studion” e improvizuar në Pallatin e Sportit ishin edhe tre analistë të mirënjohur, Sokol Nano, botues i “Respublikës”, Skëndër Minxhozi dhe Arjan Vasjari, nga e përditshmja “MAPO”. Sokol Balla – Zoti Rama, mirësevini në Pallatin e Sportit. Cila është ndjesia juaj pas këtij prezantimi, në këtë takim në “Asllan Rusi”? Edi Rama – Ishte një ditë me të vërtetë e mirë, në të cilën ishte befasues entuziasmi i treguar nga pjesëmarrësit, i cili për mua ishte me të vërtetë shtangës, pavarësisht se kam drejtuar shumë takime elektorale në këto vjet. Rikthimi në këtë Pallat Sporti, pa publik, më kujton nga ana tjetër kohën time kur luaja basketboll, më kujton zhurmën e goditjeve të topit mbi parket, ishte koha kur stërviteshim apo luanim në këtë Pallat. Sokol Balla – Cila është pritshmëria juaj, një muaj nga zgjedhjet? Edi Rama - Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Gjithçka, lë të kuptohet që nuk ka si ndodhë ndryshe, por këto janë zgjedhjet në Shqipëri dhe kanë gjithmonë edhe imazhin e keq të së shkuarës që pengon, jo thjesht në kuptimin e frikës se çfarë do të ndodhë, por të faktit që kemi hyrë në një garë të procesit kur ka filluar një presion shumë i madh mbi njerëzit, mesuesit, sipërmarrësit, nënpunësit e administratrës e kjo nuk është normale në një vend demokratik. Sokol Balla – Është kjo arsyeja (presioni i lartpërmendur) përse donit ta mbanit brenda fushatën? Edi Rama - Jo kjo nuk ka lidhje. Ne kemi një stategji tonën, një skenar tonin të zhvillimit të këtij “filmi” 30-ditor dhe është plotësisht e qëllimshme që prezantimi të bëhej në këtë sallë, duke pasur parasysh që edhe sheshet do të kenë kohën e tyre. Por, në fakt, në prezantimet në qarqe zgjodhëm të ndalemi në mjedise të hapura dhe jo në sheshet e kryesore, e ishte e befasuese, pasi pati shumë më shumë njerëz nga sa kishim parashikuar në këtë skenar. Në kontekstin e pyetjes suaj, qoftë Pallati i Sportit në Vlorë apo në Durrës, janë pjesë e skenarit tonë dhe nevojës për të pasur një koreografi që zhvillohet brenda sallës. Mustafa Nano - Në fjalim e cilësuat entuziasmin e sallës më të madhin që prej vitit 2000. A do të donit t’i mbanit zgjedhjet sot, pikërisht për të shfrytëzuar këtë entuziasëm që ju përceptoni? Edi Rama - Kur pushteti vë gjithë forcat e mekanizmat e tij në dispozicion të fushatës, kjo nuk është diçka që e favorizon opozitën. Është diçka që në mos e favorizon pushtetin, së paku i jep mundësi të ruajë të njëjtën distancë. Nga ana tjetër, ne me sondazhet tona konstatojmë një tendencë interesante rënie në anën e pushtetit, një tendencë që përkon me momentin pas bashkimit të PS me LSI dhe forcimit të aleancës opozitare, duke bashkuar të gjitha forcat e qëndrës së majtës, sigurisht edhe forca të tjera. A është e lidhur me këtë apo e lidhur me një moment zgjedhje të marrëdhënieve të elektoratit me pushtetin, kjo është një çështje që kërkon një analize të tërë. Skëndër Minxhozi - Ka tre sondazhe që janë bërë së fundmi në dhe është realisht e vërtetë që ai që dikur njihej si 100 metërshi i fundit i Berishës, ai sprinti i fundit kur kapte përqindjet, të paktën në këto referenca të vogla dhe të pakta nuk del sepse unë kujtoj që në 2009, në sondazhe dhanë tendencë zbritëse për opozitën sa më shumë afrohen zgjedhjet. Ju si përceptim, mendoni se deri në fund të fushatës do të respektohet ky trend? Edi Rama - E vërteta është që ka një klimë tjetër edhe po të nisesh nga marrëdhëniet e personave me detyra në shtet në raport me ne. Në 2009-n ne s’kemi pasur drejtues drejtësie që të na kontaktonin në mënyrë të fshehtë për të na dhënë informacione, drejtues në dikastere që na jepnin informacione dhe s’kemi pasur kaq shumë denoncime, sa kemi nga mësues dhe prindër lidhur me presionin që bëhet nëpër shkolla, gjë që flet për një klimë ndryshimi të rëndësishëm dhe në radhën e mësuesve po gjejmë shumë aleatë sipas zonave, që edhe pse janë të detyruar të paraqiten si të gjithë rrogtarët e shetit nëpër zyrat e PD në lagje, prapë se prapë nuk hezistojnë që të bashkëpunojnë me deputetët tanë. Skëndër Minxhozi – Kujt ia atribuoni këtë peshë më të madhe të rritjes në sondazhe? Edi Rama - Unë i jap peshë të gjithë elementëve, pasi besoj që nuk ndodh në një fushatë që të dominojë vetëm njëri element. Është si të thuash që Obama fitoi vetëm falë refuzimit popullor për Bushin ose vetëm falë aftësive dhe programit të tij të shkëlqyer. Nuk mund të ndahet. Arjan Vasjari - Unë nuk bie në kurthin e sondazheve, e pavarësisht se i marr të mirëqënie, kam një përceptim të ndryshëm. Po të shikosh rrugëtimin e PS, duhet ndarë nga ai deri në 1 prill dhe ai pas, kur u bë aleanca me LSI-në. E keni menduar ndonjëherë që aleanca me LSI-në mund të prodhonte kosto ose të prodhonte diçka shumë më të ulet nga çfarë pritej? Edi Rama - Bashkimi me LSI-në ka prodhuar një energji të shtuar në të gjithë këtë proces. Sigurisht që ju keni këndvështrimin tuaj, për në timin unë besoj se ne diktojmë ritmin e fushatës dhe tanimë prej kohe, jo thjesht nga bashkimi me LSI, axhendën e temën e ditës e mbi të gjitha pa asnjë dyshim, besoj që kemi me vete një frymë ndryshimi që po vjen duke u intensifikuar. Ne se kemi pasur problem ndonjëherë mbushjen e sallës, si një forcë e rëndësishme politike që jemi, por ju siguroj që entuziasmi si sot, që shoqëroi të gjithë takimin, nuk e kam parë më parë, pra është një frymë që po ndihet. Lidhur me përceptimin tuaj, ne nuk bazohemi në sondazhet telefonikë, por në fokus grupe që japin rezultate të vërteta sondazhesh dhe nga fokus-grupet kemi marrë mesazhin shumë të qartë që bashkimi jo vetëm duhej bërë, por do të zgjeronte mbështetjen për opozitën dhe kjo po provohet, ndonëse ishte diçka e pamatshme që nuk dukej në sondazhe. VAZHDON / Top Channel