E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Arbën Xhaferi hapi rrugë të pashkelura për shqiptarët

Lideri i opozitës, Edi Rama, vlerësoi lart figurën e Arbën Xhaferit, pas lajmit për vdekjen e tij.

Në një mesazh të tij, Rama tha se Arbën Xhaferri ishte një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale!

Vdekja e tij, një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferi i mishëronte në një njeri të vetëm. U prehtë në paqe.

Pak më parë Aleanca Kuqezi në një deklaratë të saj e quajti Xhaferin rilindësin shqiptar në Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›