PD: Rama fushatë me mediat e tij kundër imunitetit

Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi tha se miliarderët e PS-së pengojnë heqjen e imunitetit, pasi janë të tmerruar nga origjina e qindra miliarda lekëve të kupolës së Partisë.
“Udhëheqja e Partisë Socialiste që kundërshton prej 10 vitesh me radhë heqjen e imunitetit dhe tani së fundi bllokoi për të tretin vit me radhë statusin e vendit kandidat, beson verbërisht se imuniteti është si të thuash, këmisha e tyre e lindur që i qëndron në AND-në e neobllokmenëve të trashëguar nga etërit e tyre, prandaj dhe ata që e ndjejnë veten si të lindur me imunitet nuk mund të pranojnë kurrë ta heqin atë dhe të barazohen para ligjit me qytetarët e thjeshtë, pavarësisht dëmit të pallogaritshëm që i bëjnë vendit, para së gjithash duke bllokuar statusin e vendit kandidat dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësja.
Ajo shtoi se Partia Demokratike që lufton prej 10 vitesh për arritjen e një marrëveshjeje për heqjen e imunitetit dhe që pranoi korrikun e kaluar të gjitha amandamentet e Partisë Socialiste, e konsideron heqjen e imunitetit jetike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “Në këtë kontekst mazhoranca mbetet e sigurt dhe e bindur se do të jenë qytetarët shqiptarë që në referendumin popullor me votën e tyre të lirë do të shembin së shpejti murin e imunitetit që i ndan ata nga deputetët, qeveritarët dhe gjykatësit e tyre, do të shndërrojnë Shqipërinë në vendin e qytetarëve të barabartë para ligjit në një vend me të ardhme të sigurt Evropiane, të cilën ata e meritojnë”, përfundoi ajo. /Start/
2012-08-15 14:54