Rama: Arsimi, tekstet skandaloze
VLORE - "Marrja e ideve konkrete nga vete qytetaret". Ky ka qene nje nga synimet e takimit te kreut socialist, Edi Rama, pasditen e djeshme ne Vlore, ne kuader te turit "Dialog me Shqiperine". Teksa ka qene arsimi, diskutimi i radhes ne fazen e dyte te ketij dialogu, kreu i opozites eshte ndalur gjate, tek tekstet shkollore. Ka nje shqetesim qe dita dites behet me i dukshem ne lidhje me tekstet tha Rama. "Cilesia mizerabel e tyre, mungesa e trajnimeve, ne lidhje me pergatitjen e tyre, apo edhe shkeputja nga boshti i programit, jane ceshtje qe shqetesojne jo pak. Kemi degjuar se do te hiqet dore nga tekstet alternative dhe kjo duhet trajtuar me kujdes", ka qene deklarata e djeshme e Rames. Sipas tij, nuk arrihet te garantohet nxenia e plote e dijeve qe nxenesi duhet te marre dhe zgjidhja per kete nuk eshte nje tekst i vetem, pasi alternativat jane zgjidhje brenda procesit te demokracise se lire. "Ne e kemi plotesisht te mundur ta kthejme kete ne nje avantazh per te rritur cilesine e mesimdhenies", vijoi ai dialogimin. Ai ka leshuar akuza te forta per perpiluesit e teksteve, teksa eshte shprehur se ato sot behen pa pasur parasysh si eshte programi per nje vit me pare dhe nje vit me pas. "Ashtu sikunder ndodh qe keto tekste kane edhe gjera te cuditshme. Ku nje femije qe ka lindur ne pranvere i thuhet se ti ke lindur ne dimer. Pasi ne tekst dimri perbehet nga janari, shkurti e marsi", permend disa nga absurditetet e teksteve shkollore Rama. Duke nenvizuar se me keto gabime po dekurajohen nxenesit, po dekurajohen prinderit, po dekurajohet sistemi, sic duket se nuk ka standarde. "Shqiperia nuk ka sot nje zyre, nje adrese ku behet seleksionimi i teksteve alternative. Kriteri i perzgjedhjes se tyre eshte teresisht i paqarte, shkohet ne nje seminar ku lexohet vetem 30%-shi i tekstit dhe miratohet pavaresisht se pjesa tjeter nuk njihet. Kjo eshte njesoj si vera, ku provohet pak per te pare nese vera eshte ne rregull", shprehet kreu socialist.
Njeheresh ai nuk ka munguar te hedhe akuza te forta dhe per universitetet. Te cilat sipas tij jane masakruar dhe kthyer ne nje fabrike diplomash, diploma te cilat jane me shume iluzione te humbura, pasi ata qe hyjne ne universitetin me dyer te hapura, kaloje me pas ne radhen e gjate se te papuneve. "Jemi ketu se bashku per te shkruar nje histori te re per arsimin", ka mbyllur fjalen e tij Rama ne takimin e zhvilluar dje ne Vlore me struktura te arsimit. Takimi i zhvilluar eshte ne kuader te fazes se dyte te "Dialogut me Shqiperine", ku me qytetaret dhe grupet e interesit do te shkruhet programi qeverises i PS. Ornela Hila