Meta: Refuzim kastes Berisha-Rama
TIRANE- Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta nuk ka munguar te deklaroje, se partia qe drejton eshte alternativa kryesore qe duhet te zgjedhin shqiptaret ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Ai ka shfrytezuar nje takim, me te rinjte ne Kombinat per te bere nje deklarate te tille. "LSI dhe LRI jane alternativa kryesore qe i mbetet qytetareve shqiptare, por ne menyre te vecante rinise shqiptare, per te refuzuar nje here e mire nje kaste te re politike dhe ekonomike, qe synojne te krijojne Rama dhe Berisha me marreveshjet dhe me aferat e tyre", ka qene deklarata e Metes. Ai ka kerkuar angazhimin e rinise ne politike, pasi sipas tij demokracia shqiptare eshte ne nje moment teper kritik, eshte ne nje krize te thelle te besimit dhe te institucioneve, e cila vjen per arsye se dy njerez kane vendosur te ndertojne nje kaste te perbashket ne nje vend ku jetojne mbi 3 milione njerez. "Keta dy njerez mendojne se mund t'i nxjerrin nga loja demokratike 3 milione shqiptare", tha Meta. Duke nenvizuar se Berisha e Rama kerkojne ti nxjerrin nga pjesemarrja, nga vendimmarrja, per te ushtruar te drejten e tyre kushtetuese. Nderkohe Meta ka denoncuar ate qe ai e quan bashkepunim PS-PD per perfitime te perbashketa. Duke permendur ketu lejet e ndertimeve ne kopshtin botanik, por dhe per parkingjet, qe sipas tij keshilltaret vendosen diten e Bajramit. "LSI-ja nuk eshte kunder ndertimit te ketyre parkingjeve, por ai tha se nuk zgjidhet problemi i qarkullimit te Tiranes vetem me dy parkingje nentokesore, por duhet nje sistem i gjithe urbanistik", tha ai. Duke nenvizuar se keta keshilltare te komanduar kane pasur si qellim pasurimin e disa miqve te kryetarit te bashkise Rama, dhe kryeministrit Berisha. "Une jam i bindur se zgjedhjet e vitit 2009, jane zgjedhjet percaktuese per fatet e shqiptareve, per te ardhmen. Ndaj une kam besim te plote ne suksesin qe do te realizojme", tha Meta.