Brace, falenderon Godon
Nenkryetari i Grupit te PS dhe deputet i Beratit, Erion Brace ka falenderuar ministren e Shendetesise, Anila Godo per ndihmen e dhene ne dergimin urgjent dje ne oret e para te mengjesit per kurim ne Itali, rajonin e Puglias-Brindizi, Beqar Canit, banor ne rrethin e Beratit, komuna Otllak- Lapardha. Ai u demtua 5 dite me pare nga shperthimi i nje pike gazi ku humbi jeten vajza e tij 9-vjecare si dhe pesoi djegie te renda gruaja e tij. Dhe pas nje kerkese 5 ditore, perkushtimit te mjekeve dhe te ministres, ai tashme i eshte nenshtruar kurimit te specializuar. "Natyrisht qe ky perkushtim i te gjithe autoriteteve sa me siper eshte ne kontrast te plote me heshtjen qofte edhe formale, humane te kryeministrit dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Coba, e cila nuk kurseu cinizmin ndaj fatkeqesise ne Lapardha, po aq sa kurseu ngushellimin per vajzen 9-vjecare, te vdekur dhe interesimin per gruan 35-vjecare te gjalle te shtetasit nga Lapardhaja Beqar Cani", sulmon Brace.