E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Asnjë shqetësim nga vendosja e tarifave tregtare nga SHBA

TIRANË, 8 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim nga vendosja e tarifave tregtare nga SHBA, kjo edhe për vetë volumin e tregtisë që vendi ka me SHBA-në.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi ndikimin që kanë për vendin tonë vendosja e tarifave tregtare nga SHBA.

“Nuk kam asnjë koment për të. Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjesht dhe në një farë mënyre komode për vetë pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA-së”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në rast se i referohemi edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi asnjë shqetësim”. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›