E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 90,55 lekë ose 0,22 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,37 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,88 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 115,24 lekë, ose 1,98 lekë më pak se ditën e hënë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,16 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 105,55 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.55 +0.22
Euro EUR 98.88 -0.37
Poundi Britanik GBP 115.24 -1.98
Franga Zvicerane CHF 105.55 -0.16
Jeni Japonez (100) JPY 61.42 -0.28
Dollari Australian AUD 54.67 -1.38
Dollari Kanadez CAD 63.76 -0.05
Korona Suedeze SEK 9.03 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 8.28 -0.30
Korona Daneze DKK 13.24 -0.06
SDR SDR 120.76 -0.25
Ari(OZ 1) XAU 271861.89 -7,191.87
Argjend(OZ 1) XAG 2728.98 -100.60
Juani Kinez (onshore) CNY 12.34 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 12.30 -0.14
Lira Turke TRY 2.38 0.00

j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›