E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Ballkani s’duhet të merret me të shkuarën! Kovaçevski: Para 30 viteve në rajon dëgjohej zëri i armës, sot ai i miqësisë

Ballkani Perëndimor nuk duhet të merret më me të shkuarën, por vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në një kohë kur e ardhmja është kaq kërcënuese. Në një zë, Rama dhe Kovaçevski thanë se ky forcim bashkëpunimi është rritur edhe më tej përmes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit.

Ndërsa Rama tha se marrëveshjet e Procesit të Berlini ishin bërë më herët nga Ballkani i Hapur, shtoi se kjo nisëm është pikërisht plotësues dhe se nuk duhet të shihet si kërcënim. Në të njëjtën linjë ishte edhe homologu Kovaçevski, i cili tha se para 30 viteve në rajon dëgjohej zëri i armës, sot ai i miqësisë 

Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes së qeverisë së dy vendeve në Shkup.

“Edhe Shqipëria dhe Maqedonia dhe Serbia dëshmuan se përmes një bashkëpunimi shumë më lehtë të tejkalohen problemet në vend që secili veç e veç të përballet. Viti i kaluar me bllokimin e mallrave tregoi situatën e vështirë dhe kjo u zgjidh me një telefonatë mes nesh. Ky shembull i bashkëpunimit është respekt që do e kenë të gjithë qytetarët e shteteve.  Deri para 30 viteve në këtë rajon dëgjohej zëri i armës dhe jo ajo i miqësisë që kemi sot. Unë dhe Rama do shkojmë ën Bruksel dhe do tregojmë rëndësinë e lidhjes përmes Korridorit të VIII. Ajo që u firmos në Berlin e kemi bërë edhe në formën e Ballkanit të Hapur”, tha Kovaçevski

“Në po rendim për të kompensuar boshllëkun mes kapaciteteve tona hidro në raport me nevojat deh për të krijuar kapacitete të reja me energji të reja diellore, hidro përmes Skavicës dhe gazin e lëngshëm, ku kemi një sërë partneritetesh. Jemi të bindur që gjithmonë e më shumë bashkimi bën fuqinë dhe Ballkani nuk kanë asnjë llogari që të merren me të shkuarën ndërkohë që e ardhmja është kërcënuese nëse ne nuk jemi të përgatitur me të. Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur që do të na bashkohen edhe vende të tjera”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se të dy vendet kanë ecur para, por ka ende shumë për të bërë për të rritur volumin e bashkëpunimit si në ecjen para me integrimin dhe në fushën e energjisë e infrastrukturës.

“Ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë, hekurudha Shkup-Durrës, pikë e re kufitare të treja më rëndësi strategjike. Projekti paraprak i Portit të Thatë do ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë holandeze që ka projektuar portin e  ri komercial të kombinuar me zonë ushtarake të Durrësit dhe Portin e  Thatë të Prishtinës. Kështu besojmë se krijomë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes vendeve tona dhe ka qene qëllimi parësor i nismës së Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit. Kemi potencial për ta zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Jemi sot për herë të parë si vende që negociojmë anëtarësimin në BE pas një periudhe të gjatë. U bashkuam së bashku në një dhimbje nga dashuria për Europën dhe indiferenca e Europës ndaj nesh. Sot jemi në një fazë të re, jo të lehtë, por që ka afirmuar se vendi ynë është në familjen e BE dhe ky afirmim ka ardhur falë punës dhe rezultateve dhe vendosmërisë sonë për t’u martuar me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, BE’, tha Rama

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet do jenë bashkë në përballimin e sfidave ku ndodhet Europa dhe se kjo është tregues i marrëdhënieve të shëndosha mes tyre.

“Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore. Sot kalojmë problematikat aktuale të krizës energjetike, si dy vende anëtare në NATO dhe partnere me SHBA.Ne punën dhe lidershipin e kemi dhe jam i bindur që për të gjithë qytetarët të sigurojmë të kalojë sa më lehtë krizën dhe të kenë një dimër sa më pak të ashpër. Ne firmosëm marrëveshje dhe memorandume për sektorin kryesisht të energjisë. Ne sot e më vonë, kemi mundësi unike për përballimin e krizës”, tha Kovaçevski.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›