Grabiten varëset e unazat e artizanatit në Muzeun Etnografik
09/06/2011 Objektet e rralla u vodhën nga persona të paidentifikuar, shoqërohen disa persona
LEDIA LLESHI
ELBASAN- Në vjedhje spektakolare është realizuar dje në mëngjes nga persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë. Sipas informacioneve nga policia, gjatë orëve të para të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë në ambientet e brendshme të muzeut Etnografik në qendër të qytetit të Elbasanit. Ata kanë hapur me forcë derën dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme nga ku kanë marrë një sasi varësesh dhe unazash prej argjendi të vendosura në stendat e ekspozimit në dhomën e poshtme të muzeut. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar disa persona, ndër të cilët edhe roja e godinës për të dhënë shpjegime mbi këtë vjedhje, e cila është ende pa autorë.
Objektet e rralla
Ende nuk bëhet e ditur vlera e objekteve të vjedhura, por sipas policisë ato janë objekte të rralla dhe shumë shpejt do të gjenden bashkë me autorët, të cilët mendohet se janë një grup adoleshentësh. Burime nga muzeu bëjnë të ditur se për fat të mirë nuk janë dëmtuar objektet e tjera të ekspozuara gjë që do të përbënte një dëm të madh për këtë objekt me vlera që mban në brendësi një numër të madh prodhimesh të zejeve, objekte arkeologjike dhe historike të qytetit. Sipas të dhënave nga hetimi mësohet se shumë shpejt do të arrihet tek autorët e vjedhjes, pasi janë lënë gjurmë që do të verifikohen shumë shpejt. Ndërkohë janë bërë edhe shoqërimet e para për të verifikuar autorësinë e kësaj vjedhjeje, e cila është realizuar në kulmin e vizitave nga turistët, por edhe nga shkollat. Muzeu etnografik është vjedhur vetëm në vite të vështira si ato ‘90-të dhe ‘97-të. Ky muze i rrallë dhe me një numër të madh objektesh të traditës dhe me vlera të konsiderueshme është një ndër ndalesat më të rëndësishme të turistëve që vijnë në Elbasan, por edhe për nxënësit e shkollave.
Muzeu
Muzeu Etnografik është objekti ku janë vendosur prodhimet e zejtarëve elbasanas. Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qendra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë. në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh dhe Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjjen përpunimin, por sidomos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithë Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. Dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. Në shekullin XVII numëroheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. Po në këtë periudhe kishte 30 esnafë dhe rreth 90 lloje zejesh.