Rama: Berisha-Meta-Nano duan të gjunjëzojnë PS-në
Kreu i socialistëve ripërsëriti kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit, për të zbardhur sipas tij të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Opozita nuk lejohet të hapë kutitë, sepse e vërteta e këtyre zgjedhjeve është e kyçur në ato kuti. Sali Berisha e ka marrë peng të vërtetën e zgjedhjeve të 28-qershorit, prandaj, as qytetarët dhe as opozita nuk gjejnë dejtësi, ”- u shpreh Rama.
Në vjim të fjalës së tij, kryesocialisti theksoi se vendi po kalon një krizë politike, e cila e ktheu politikën në një shfaqje të padenjë. Sipas Edi Ramës, sot vedi po përjeton edhe një krizë ekonomike, pasi paratë e shqiptarëve – tha ai - janë duke u përdorur në shirita elektoralë.
Ai kritikoi edhe një herë aleancën qeverisëse midis Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke e quajtur atë të paskrupullt. “Partia Socialiste është e gatshme të hapë dyert dhe mirëpret të gjithë ata që duan të ndryshojnë këtë situatë,”- përfundoi deklaratën e tij kreu i PS-së, Edi Rama.