E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademikët e Tiranës dhe Prishtinës përgjigje maqedonasve

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi.

“Ky grup do të krijohet gjatë javës së ardhshme në Tiranë, ku do të përfshihen studjuesit dhe shkenctarët më të njohur të historisë dhe letërsisë shqipe, të cilët do t`i kundërpërgjigjen më pas ASHAM për skandalin dhe shovenizmin e shprehur me Enciklopedinë maqedonase”, ka theksuar akademiku Besim Bokshi, duke theksuar se në grupin e punës do të ketë edhe studjues shqiptarë nga Maqedonia.

Akademiku i mirënjohur nga Prishtina ka theksuar se shtrëmbërimet e qëllimshme të së kaluarës së shqiptarëve janë shumë të rënda se u bënë nga një institucion i lartë shtetëror i Maqedonisë siç është ASHAM.

“Ata shkruajnë se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në shekullin 16 si vandal dhe njerëz të egër në këtë vend dhe kanë dëbuar maqedonasit. Këto pohime që vijnë nga një institucion siç është ASHAM është çështje që duhet të shifet me seriozitet të lartë, sepse me këtë po legalizohet urrejtja ndaj shqiptarëve dhe e bën ate të qëndrueshme, e cila do të ketë intenca të ashpërsimit të marrëdhënieve ndëretnike që do të sjellin deri tek konflikte në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i ASHAK, Besim Bokshi, duke theksuar se gjendje e krijuar do të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndërfqinjësore.

Sipas tij, në Maqedoni fatkeqësisht shovenizmi qëndron latent apo i fshehur deri në instancat e larta akademike dhe institucionale. Kreu i ASHAK ka bërë të ditur se do të kërkojnë nga Aleanca e Akademive Evropiane që të tërhiqet plotësisht “Enciklopedia Maqedonase”, për shkak të diskreditimit të saj me gënjeshtra shkencore. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni, ato që janë në institucione duhet të ndërmarrin vendime serioze duke i tërhequr vërejtjen palës maqedonase për veprime të tilla të palejueshme. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›