E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha-Meta, s'do ta keni te lehte me mua

Rama ka paralajmeruar Berishen dhe Meten se do t'ua beje jeten te veshtire ne qeverisjen e vendit. Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi diten e djeshme ndaj qendrimit te Kryeministrit Berisha per procesin zgjedhor, duke theksuar se te gjitha akuzat e tyre per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, nuk do te fshihen dhe te lihen lehte pas kraheve. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryesocialisti beri te ditur se do ta kene ne menyre te vazhdueshme perpara syve, sic do e kene perpara syve te gjithe shqiptaret e shqiptaret dhe i gjithe opinioni publik dhe nderkombetar. "Sali Berisha, i cili se bashku me Ilir Meten, po pergatiten per dasmen e turpit te madh politik, por ne asnje menyre dhe per asnje arsye nuk mund qe te gjithe ate qe ky proces i solli Shqiperise dhe shqiptareve, ta fshije dhe ta lene pas kraheve", deklaroi Edi Rama. Sipas tij, socialistet jane te vetedijshem per faktin e thjeshte, se kjo maskarade zgjedhore nuk mund te prodhoje institucione me legjitimitet te plote dhe njekohesisht me institucione me legjitimitet te cunguar, nuk mund te kete demokraci, liri dhe prosperitet, por vetem thellim te metejshem te nje krize te rene, qe eshte nje krize demokratike, qe eshte nje krize e shtetit te se drejtes, qe eshte krize ekonomike dhe shoqerore. Ai theksoi se te gjitha keto perbejne nje prelud alarmant per kete sezon te ri te politikes, qe per fat te keq ngjan si dy pika uji me sezone te vjetra, qe mendonim se i kishim lene nje here e pergjithmone pas kraheve. Duke folur per konferencen e kryeministrit te dy diteve me pare lidhur me pretendimet e ngritura prej PS-se per procesin zgjedhor, Rama theksoi se trajtimi nga ana e Kryeministrit te vendit, i lejeve te dhena per keta vrases, per keta trafikant, per keta perdhunues si procedure e zakonshme administrative, eshte shprehja me shembullore e faktit se ky bashkepunim ka qene i qellimshem. Me tej ai thote se ky eshte fakti se ky bashkepunim ka qene i strukturuar, se ky bashkepunim ka qene per qellimin e vetem te mbajtjes me cdo kusht te pushtetit, duke abuzuar skaj me skaj me shtetin dhe me ligjin. Lideri socialist ne detyre beri te ditur se nuk kane folur per procedura standarde ligjore, por per shkelje te hapur dhe flagrante te ligjit. Sipas tij, rastet e paraqitura prej tyre, te siguruara prej burimeve konfidenciale, plotesisht te verifikueshme, nuk jane raste te njerezve qe kryejne denimin dhe marrin nje leje te zakonshme standard brenda gjithe procedurave. "Jemi ne kushtet e nje operacioni kriminal, te organizuar nga vet autoriteti shteteror, qe ka me ligj te drejten qe te jap lejet e daljes se burgosurve, por qe eshte teresisht i kufizuar nga ligji per kushtet qe jepen keto leje", perfundoi fjalen e tij, Edi Rama.

FAJESIA

"Cdo lloj insinuate qesharake, e bere lidhur me kete aspekt kriminal te procesit zgjedhor, nuk e shfajeson, por e fajeson edhe me shume kryeministrin e vendit", deklaroi diten e djeshme, kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›