E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mentaliteti prej punisti te ringjallur

Ajo qe na bashkon te gjitheve sot eshte shqetesimi per situaten dhe te ardhmen e PS, per cilesine e opozicionit ne vitet qe vijne, qe duke mesuar nga gabimet, te veme themele me te forta per te garantuar fitoren e ardhshme.

Ketij qellimi ku bashkohemi te gjithe, i sherben edhe analiza, qe ka filluar publikisht nga disa prej drejtuesve socialiste, politikane, analiste apo qytetare qe e konsiderojne PS vertet nje pasuri kombetare.

Kjo pikenisje drejt objektivit te ardhshem elektoral, nuk eshte dhe nuk mund te jete ajo e 2005, kur iu shmangem me dashje analizes. Nje pjese nga ne e lexoi dhe e pranoi atehere kete zgjedhje si taktike per mosfragmentimin e PS, por nje pjese tjeter e kish zgjedhur si strategji per te fajesuar vetem kryetarin e atehershem dhe per te mos marre asnje pergjegjesi per humbjen edhe ne zona bastione te se majtes, per te permendur si tipik "rastin Rogozhine" !

Ne kete ceshtje e kane zanafillen besoj edhe mendimet ndryshe qe jane shfaqur e po shfaqen edhe ketu. Pra jo aq ne domosdoshmerine e respektimit te statutit. A nuk e kemi shkelur shume here, duke bere edhe udhezime vetem per te shtuar togfjaleshin magjik "si rregull", tamam per te mos respektuar rregullin?

Humbja/ moshumbja ....

Ndarja ne te ashtuquajturit grupe duket se vjen nga qendrimi i ndryshem ndaj pozicionit te kryetarit dhe vleresimit te procesit zgjedhor perfshi edhe rezultatin, ceshtje keto te lidhura ngushte. Kjo po duket qarte ne diskutimet e deritanishme, kur nje pjese e tyre ne menyre te sforcuar po orientohet drejt krimit elektoral (e kush e ka vene ne dyshim ne keta 18 vjet ate?), kur ne sot duhet te analizojme dhe te ndajme pergjegjesine perse nuk i fituam zgjedhjet apo sipas disa diskutanteve perse nuk e parandaluam kete krim elektoral?

Kemi degjuar lloj lloj sofizmash, "humbje/moshumbje", "nuk kemi fituar, por as nuk kemi humbur", "kemi fituar po nuk do qeverisim", "kemi humbur, por nuk do t'i lejojme te qeverisin", "do shkojne deputetet ne parlament dhe ne socialistet e tjere do rrime ne rruge deri sa te fitojme garen tjeter", kur shumica nga ne ne rruge jemi qe nga 2005! E gjithe kjo vecse e veshtireson, e deformon dhe e shmang analizen : krijon nje rreth vicioz, "nuk kemi humbur ne, vec kane vjedhur ata" (a thua se ka ndonje socialist e deri nip socialisti edhe me te vogel se 10 vjec, si dhe votues te ndershem, qe nuk e di se Berisha dhe "te tijte" historikisht kane vjedhur vota, sepse nuk e kane patur asnjehere avantazhin tone numerik), pra "nuk i njohim zgjedhjet por do respektojme institucionet ", "nuk ka pergjegjes per situaten tone, ai eshte vetem Berisha", qe mesa duket per fatin e keq te shqiptareve, do ta kemi prape kryeminister, kete mbret shakatar sic e cilesoi ketu Gramozi, dhe do bashkepunojme me te "sa here te kete interes vendi", sic beme kur e ngushelluam per Gerdecin, e uruam per NATO-n (se sipas nje kolegut tone atij i takonte ta gezonte kete fitore), bashkepunuam per ndryshimet kushtetuese, per ligjin per prokurorine etj. Pra "nuk ka vend per analize, dhe po te kete, fajin e kane ata qe tani po na e sulmokan kryetarin", i cili mesa duket nuk e kish fjalen as per kete humbje, as per kete vit dhe as per veten e tij, kur propozoi dhe futi kete nen famekeq tashme dhe qe me nje mentalitet prej punisti te ringjallur nuk do ta zbatoje.

Morali politik dhe dy standardet...

Perse sot Rama ka qendrim tjeter nga ai i 2005, kur nxitoi te na therriste njeri pas tjetrit, menjehere pas 3 korrikut secilin anetar te kryesise se asaj kohe, nga pozitat e mikut dhe njeriut te shqetesuar, per te krijuar me te drejte klimen e presionit per doreheqjen e kryetarit te atehershem ? Por atehere pavaresisht nga mendimet ndryshe te asaj kohe dhe boshlleku statutor, nuk u desh asnje veprim politik i bujshem dhe dihet vazhdimi i historise : terreni mbeti i lire.

Perse sot ka nje qendrim tjeter, jo vetem te kryetarit, por edhe te "te veteve" qe me ndonje perjashtim, jane po ata qe kerkonin me ngut largimin e kryetarit humbes te 2005, ndonese pas 8 vjetesh ne pushtet? Per mua kjo nuk eshte thjesht ceshtje personaliteti apo morali vetiak, por eshte me shume se kaq, eshte ceshtje e funksionimit te politikes dhe politikaneve ne Shqiperi, qe nga veriu apo jugu qofshin, behen njesoj bajraktare dhe nuk i "zbresin dot kalit vete", jane standardet e dyfishta qe kane zene vend ne skenen politike shqiptare dhe ne te gjitha partite, nje kriter per mua dhe nje tjeter per tjetrin, jane interesat e larmishme individuale, qe investohen te njeshi dhe fuqia e tij, por jo interesat e PS apo me gjere.

U duk sikur kete mentalitet do ta zhbente neni qe me "nderprerje mandati", nenkuptonte sanksionin per hierarkun e humbjes, gati si imperativ kategorik, qe shkon pertej nje doreheqjeje, (se ndodh qe ti e "jep", por "baza" ne fakt entourage yt) te lutet dhe te thote me letra apo sms apo edhe nepermjet fansave te internetit "kthehu perseri se nuk bejme dot pa ty!" Pra vete logjika e nenit e perjashton rikandidimin brenda muajit!

Duke e njohur kete mentalitet te varfer, (por qe materialisht te ben te pasur) Rama me vizion lideri dhe jo prej kryetari te rradhes, sic na u duk atehere, futi kete nen tashme emerkeq dhe ngaterrestar, qe sot po na "demton" partine !

Sigurisht nuk eshte ceshtje teknike apo statutore sic mund te duket apo interpretohet me qellim si e tille. Eshte e paster politike. Mosrikandidimi ka te beje me vete vazhdimin e reformimit te PS, me korigjimin e atyre qe beme gabim se bashku ne keto kater vjet. A nuk patem nje sere precedentesh humbes elektorale, Pogradec, Tirane, Kashar, Paskuqan dhe i humbem njeri pas tjetrit, ne nje heshtje dhe papergjegjesi unikale ?! A nuk beme ne shume raste nje opozite qe do na e kishte zili vetem ndonje OJF, por jo nje parti politike ? A nuk ka bere me shume opozite se shume prej drejtuesve te larte te partise dhe deputeteve gazetari Baze i "Temes"? A nuk e mbushem partine me shume me te emeruar se sa me te zgjedhur dhe u dhame fuqi atyre me shume sesa strukturave, duke luajtur edhe me faktin se ishin vullnetare dhe punonin pa pagese? Dhe keshtu ishte vertet! Sot ata (me pak perjashtime) jane me te humburit e procesit 4 vjecar, megjithe investimin e punes, kohes, energjive, sakrifices materiale qe bene! A nuk humbem nje numer te madh komunash ne zgjedhjet e 2007 ? I kishim shume shenja per te mos qene aq entuziaste e besues ne deklaraten qe vinte e bukur mes notash muzikore, "Une do ta fitoj ket' gare!"

Por ne besuam. U perpoqem e kontribuam deri ne perfundim te gares qe te gjithe. Se bashku te vjeter e te rinj, kandidate dhe jo kandidate, kandidate fitues te sigurte dhe kandidate mbeshtetes, te sjelle nga Rama ne oret e fundit apo perfaqesues te hershem te PS. Nuk ia dolem ! Nuk eshte tragjedi, betejat politike kane shume komponente, faktore ne favor dhe disfavor, por ne nje beteje tjeter hyhet me rreshtim tjeter, kjo eshte historikisht e padyshimte !

Prandaj i kerkojme ndryshimet ne Parti duke filluar me paketen Blushi-Malaj dhe vazhduar me tej.

Me duhet t'u le kohe delegateve te tjere per analizen e faktoreve qe na nxorren ne opozite, perfshi edhe vjedhjen e votes. Jam e bindur se eshte nje detyre jo e lehte qe nuk mund te ezaurohet sot, sado deshire dhe ekspertize te kete ky forum, por do vazhdoje te plotesohet hap pas hapi duke ndihmuar partine dhe njeri tjetrin.

Lista dhe filozofia qe qendron pas saj...

E ndjej si detyrim te ndalem pak te ceshtja e listes se kandidateve per deputete me te cilen PS konkurroi. A ishte lista nje nder shkaqet e humbjes ? Nese do renditeshin faktoret e humbjes sipas peshes negative, kam bindjen se per shumicen e qarqeve nuk ka patur peshe te madhe, vecanerisht ne ato qarqe ku listat korrektesisht kryesoheshin nga personalitete te njohura te PS (ndonese disa jashte deshires se kryetarit). Per qarqet e tjere ky faktor ka me shume peshe ne humbje. Mbetet per t'u analizuar, perse, ku, kur dhe ne c'mase, elektorati yne voton per cilindo qe i dergohet si perfaqesues i minutave te fundit te PS apo me keq, si i derguar i posacem i kryetarit? Analiza eshte shumefaktoriale, por jo e pamundur, as urgjente. Do kohen e vet. Ajo qe une dua te trajtoj ne faktorin "liste" sot eshte parimi modern - tipar i partive te majta, anetare te IS dhe madje sot jo vetem i atyre, parimi i integrimit gjinor, standard i BE-se.

U duk se Kodi i ri Zgjedhor do te ishte nje hop, jo nje hap perpara, megjithe trillet e gjuhes ligjore dhe /ose, gje qe edhe e konfirmonte kuoten edhe e deformonte ate! Ne takimet me perfaqesues te huaj te interesuar per zbatimin e kuotes, kemi mbrojtur nje zeri versionin, se vertet Kodi e ka kete gracke, per shkak te interesave te ligjvenesve ne shumice absolute burra qe u ngushtohej hapesira, por Partia jone dhe vecanerisht Rama serioz kane nje vizion krejt bashkekohor. Por edhe ketu gabuam. Ne kushte ligjerisht me favorizuese se me pare dhe me nje numer te konsiderueshem grash e vajzash aktive anetare te AK, koordinatore elektorale, kontribuese te palodhura per fitoren e PS, te frymezuara edhe nga nje oratori e papare e Rames per barazine gjinore dhe vleren e grave ne PS dhe kudo, ndryshimi rezulton i vogel. Jo vetem nuk patem shume perfaqesim, por as kuoten minimale 30% nuk e perfituam. Ne Kuvendin e ri do kemi vetem 12 gra dhe vajza te nderuara, 18% te grupit tone socialist.

...mungese grash - humbje votash

Ne kemi nje rezultat te dobet vecanerisht ne qarqet e veriut. Cilet jane perfaqesuesit tane ne keto qarqe? Vetem burra, qe sado te nderuar e te mirepritur nga elektorati perkates te kene qene(!), nuk mund te anashkalohet korelacioni : mungese grash-rezultat i dobet! Per me teper, ishte rasti qe per keto qarqe te merrte nje goditje te forte mendesia se grate nuk votohen, duke i listuar ato ne zone fituese. Une besoja plotesisht se kishte hapesire per kete, por u duk se nuk kishte vullnet! (per te thene sot vetem kaq). Hidhini nje sy listave te qarqeve Kukes, Shkoder, Diber, Lezhe : burrat ne fillim te listes, grate ne fund te saj ! Per te mos folur per lojen qesharake te partive (PS e PD) ne bashkepunim edhe me KQZ-ne per te shtuar ne listat e disa qarqeve, perfshi Lezhen, pertej nr. te mandateve, emra grash ne emer te zbatimit te ligjit ! A nuk ju duken keto lista si shnderrimi ne numra i fotos famekeqe shqiptare qe ka bere xhiron e botes : burri qe ecen perpara dhe gruaja prapa tij, ne kembe dhe qe nuk e arrin dot nga qe eshte edhe shpinengarkuar ? Keshtu edhe me keq me duket mua lista e Shkodres se qyteteruar, se ciles i mungoi edhe nje prej emrave qe i ben nder PS, te deleguares se kryesise ne ate qark, Profesores se UT dhe te dy universiteteve te Frances, Mimoza Hafizi. Keshtu edhe me keq me duket lista e Lezhes, ku perseri mungoi emri i drejtueses politike te fushates, Lindita Nikolla, e cilesuar jo njehere me te drejte si grua e suksesshme, qe here futej e here dilte nga lista brenda nje mesnate, liste qe mbase per kete shkak as nuk u lexua ne kryesi. Vetem ne fund te listes po te qarkut te Lezhes u perfshi Dava Gjoka, e kthyer disa vjet me pare ne Shqiperi nga jashte, e specializuar ne Bokonin e mirenjohur, qe u perfshi ne aksionet politike te viteve te fundit mes mirditoreve te saj, me nje besim te madh ne politiken e re te Rames. E keshtu me rradhe per Kukesin e Dibren, ku grate e vetemlistave, pavaresisht nga kjo loje e partise se tyre moderne, u angazhuan si gjithnje edhe kete rradhe pa asnje rezerve ne fushate !

....integrimi gjinor dhe spastrimi

Une e kam besuar Edi Ramen kur me thoshte ne Kongresin PS ne 2003 se "...grate duhet te jene me shume ne politike, se punojne me shume, sakrifikojne me shume, se ato do ta shpetojne kete vend ! " dhe e kam votuar e para hapur (duke qene perballe gjithe delegateve per shkak te funksionit qe mbaja si kryetare e forumit) propozimin e tij per rritjen e kuotes se detyrueshme te perfaqesimit ne strukturat e partise nga 20 ne 30%, pavaresisht nga fryma jorama e kongresit te asaj kohe.

Rama solli ndryshim, qe u duk ne perfshirjen ne Statut te nje kuote me te larte dhe u konkretizua me perfaqesimin e grave dhe vajzave ne keshillat bashkiake, por jo per listat e kandidateve per kryetare bashkie dhe komune. Ne kemi sot kryetare komune dhe bashkie disa here me pak se ne 2000 e 2003, vetem 5 nder afro 400 kryebashkiake e kryetar komunash. Pra rregulli i pashkruar maskilisto-pragmatist : sa me lart, sa me shume kompetenca- aq me pak gra, nuk ndryshoi !

Grate dhe vajzat e Asamblese dhe Kryesise se PSSH te futura atje ne 2007, u perfshine si asnjehere tjeter ne te gjitha veprimtarite e PS dhe kryetarit. Kalendari im i ketyre viteve tregon dite te tera te angazhuara ne mbledhje, takime, zgjedhje, rizgjedhje, dialogje, tryeza, fushata zgjedhjesh te pjeseshme, qe nga OS-ja ku jam anetare, ne Malecaj te Lezhes, ne Fan e Kthelle te Mirdites, ne Divjake te Lushnjes, ne Libofshe te Fierit, Ballsh te Mallakastres, Moglice te Korces, ne Stravaj te Librazhdit, ne Berat, Kucove, Lushnje, Fier, Shkoder etj. Here me Ermelinden, Valin, Arten dhe Monden dhe akoma me shpesh me Edliren, Linditen, Etleven, Dianen, Silven e te tjera anetare te AS ndame veshtiresite qe na u desh te perballonim dhe kenaqesine qe na dha besimi, shpresa, angazhimi dhe sakrifica e socialisteve te vjeter e te rinj, kudo neper Shqiperi. E me shume vlere ishte solidariteti qe u krijua mes nesh, brezit te grave me te vjetra ne parti me me te rejat. Prurjet ishin te mrekullueshme! Gra e vajza me pervoje partie ose jo, profesioniste te mirefillta, me grada e tituj shkencore dhe mbi te gjitha te palodhura dhe te edukuara me kulturen e punes si Natasha, Kozeta, Besa, Ermira, Mirela, Ermonela, Tatiana, Gerta, Doloreza, etj.

Ne u mirepritem kudo qe vajtem, askush nuk i paragjykoi grate e vajzat si te tilla. Ne PS ishte krijuar prej kohe terreni i pranimit te grave dhe vajzave ne drejtim. Jo vetem shembulli i mire qe kishin dhene anetaret e para te kryesise, zonjat Meksi, Dade, Ceco, qe hapen rrugen edhe per te tjera me pas, por edhe bashkepunimi i frytshem i Forumit te gruas me sekretaret organizative, vecanerisht Petron dhe Agronin per te normuar procesin dhe vene rregulla kontribuan mjaft ne kete drejtim. Ne mbledhjen e AS se PSSH, me 2003, per here te pare u zgjodhen 19 gra, mbi 20% kur historikisht ky numer kish qene vetem nje shifror.

Pa dyshim me ardhjen e Rames, ndryshimi ishte me i bujshem. Por si jo pak dukuri ne shoqeri, ky ndryshim shpejt tregoi edhe anen tjeter te monedhes. U zhvendosen edhe figura grash me kontribute te rendesishme per PS, ish deputete, ish zevendes kryeministre, ish ministre, ish zevendesministre etj. Shume nga ne, duke qene jashte prapaskenave te shemtuara te 2007, qe "ngjiznin Partine e shekullit te ri", menduam jo shume te bindur se ne fund te fundit ky ishte rezultati i nje votimi. Por koha e kaluar nga ajo dite na lejon te gjykojme se ky moment shenon fillimin e nje procesi qe vazhdon edhe sot, qe do te nxirrte anash nje pjese jo te vogel te drejtuesve socialiste, per t'u zevendesuar gati si nje qellim ne vetvete me emra te rinj. Nuk kishte me rendesi ishin apo jo anetare partie, kishin disa ore apo disa vjet me PS apo ne anen e kundert te saj, mjafton te kishin nje emer te padegjuar me pare ne mjediset e PS.

Po e ndaj me ju kete opinion krejt personal, e bindur (apo me riskun )qe nuk do te mirekuptohem nga nje pjese ketu, por akoma me e bindur se ia vlen te thuhet. Mendesia, kriteret, praktika qe pershkojne hartimin e listes jane te rrezikshme dhe me duket se pavaresisht se sot askush nuk e permend apo e kundershton kete gje, neser do te jete ndryshe. Prandaj u ndala edhe ketu. Pa paragjykuar asnje qe eshte pjese e listes, perkundrazi duke e pare me shume dashamiresi e simpati pjesen me te madhe te te rinjve, te cilet bene fushate dhe u dalluan per pjekurine dhe investimin e gjithanshem per fitoren. Une jam e bindur qe nga "te Rames" ata shpejt do te behen te PS !

Por ne ate liste mungojne shume gra e vajza qe e meritonin te ishin. E kishin fituar kete te drejte me punen e tyre. Prandaj une besoja se Eva qe drejtonte gazeten e vetme te PS, ne kushte jo fort te lehta do te ishte patjeter kandidate fituese. Do t'ju lutesha te perfytyronit per nje cast sikur gazeta te kish nje burre kryeredaktor dhe ai t'i mungonte listes ? Do te ishte prishur jo vetem mbledhja e kryesise e nates kur u lexuan emrat, por do kercenohej per prishje edhe vete fushata! Ndihesh keq kur mendon se ajo kishte me shume se nje dekade qe kontribuonte per PS. Ne raport me moshen e saj te re, investimi qe kish bere ishte shume i madh dhe ka qene teper aktive prane Rames ne te tre fushatat per zgjedhjen e tij. Do te thosha te njejten gje per Edlira Haxhiymerin. Kandidoi ne 2001 per PS, e ftuar nga PS si perfaqesuese e shoqerise civile, ne nje nga zonat me te veshtira te Tiranes dhe i dha PS numrin me te madh te votave te marre ndonjehere ne ate zone. Rama e riftoi ne 2007. E propozoi sekretare te shanseve te barabarta. Per t'u dhene besim e shprese vajzave dhe grave ne PS dhe jashte saj, se PS kish politikat me te mira te rekrutimit te anetareve dhe te zhvillimit te karrierave politike. Gati me urdher-lutjen e Rames mori edhe drejtimin politik te njesise 8 ne Tirane. Nga te gjithe sekretaret e PSSH vetem ajo i mungon listes, kur vetem ne listen e Tiranes, shanset e barabarta teorikisht benin vend per 16 gra e vajza, nga 3 qe u perfshine ne zone fituese. Pra kontributi nuk mungonte as hapesira jo. Cfare mungonte ? Secili prej jush e ka nje pergjigje, ne do ta japim te argumentuar dite pas dite.

Ne takimin e kryesise te asaj mesnate, iu drejtova kryetarit dhe i thashe e bindur se ne ate liste krahas atyre pak grave e vajzave fituese, te mungojne shume gra e vajza qe e meritonin te ishin. "Cilat?"- me pyeti i pashqetesuar aspak, a thua se nuk e dinte se pervec emrave qe permenda, listes i mungonte emri i Rajmonda Stefes, nje prej deputeteve me aktive ne Kuvend, e vetmja e lene jashte pa asnje shpjegim, (edhe Berisha tradicional dhe nje modern i stisur e ruajti te gjithe grupin e grave deputete), ajo qe e kish fituar mandatin ne nje beteje elektorale shume te pabarabarte, ne nje nga zonat ku asnje prej burrave te PS nuk deshironte te kandidonte (nga mbledhja e kryesise se majit 2005). Nje deputete qe per kater vjet rresht ka qene zeri i elektoratit qe ajo besnikerisht perfaqesonte, nje njeri me te cilen Rama kish nje raport ne dukje shume njerezor. A thua nuk e dinte Rama se listes i mungonin shume nga vajzat e reja aktive, te ftuara vecanerisht nga universitetet dhe te provuara per dy vjet rresht ne gjithe aksionin politik intensiv, ne shume e shume veprimtari opozitare, qe me siguri lane disi pasdore interesat e tyre profesionale, punen me projektet dhe kontribuan per nje imazh me te mire te PS duke synuar fitoren e saj.

...proces i deformuar

U duk se grupet e interesit e kishin shtremberuar procesin, qe megjithate ishte i paralajmeruar. Ne te tere u perfshime ne ca mbledhje qesharake "propozuese", ku gati te gjithe propozonin dhe te gjithe propozoheshin. Per me teper ne anetaret e kryesise, ne nje kohe kur ne shumicen e qarqeve kandidatet ose kishin filluar punen ose ishin vetdeklaruar si kandidate, u "deleguam" me ane te nje letre per te terhequr mendimin dhe propozimet e bazes. Ishte kjo shakaja e fundit paraelektorale qe u beme shokeve tane te bazes.

Edhe histori personale...

Nuk bej pjese ne asnje grup te deshperuarish. Mua Partia Socialiste me ka dhene shume, nje emer dhe miq te shumte ne te gjithe Shqiperine ! E kam pranuar lojen politike ashtu si ajo vjen, sepse per shkak te profesionit e njoh kulturen e vendit tim si dhe dobesite njerezore. Mbeta me deshire dhe sinqeritet pjese e fushates deri ne fund te saj. Nuk e kam zili as mikun tim, Ilir Zela, qe u shpreh ne asamblene e fundit se "nuk jam i zhgenjyer nga qe nuk e kam besuar kurre Edi Ramen". Une jam ndjere mire kur e kam besuar shume Ramen - njeri dhe me pak Ramen - kryetar. Ndryshe do te me duhej te fshija nga jeta ime keta kater vjet pune dhe investim vetem per PS, te fshija keta 9 muajt e fundit, prej fundit te tetorit deri ne fillim te korrikut, te nje pune gati te panderprere nga mengjesi ne darke, pa asnje shperblim dhe pa asnje kusht, ne krye te ekipit te mrekullueshem te koordinimit, 12 njerezve te palodhur e te pafjale, socialiste me emer dhe me pervoje te gjate, qe cilesohej ne korridoret e think tankut si "grupi i partise" dhe qe nuk kujtoj nese vete Rama i takoi ndonjehere apo jo si ekip gjate 9 muajve!

Por jam e keqardhur qe kriteret per karriere politike ne vitet e Rames nuk mjaftonin te ishin puna, perkushtimi, pervoja jetesore, suksesi profesional, lidhjet me socialistet, korrektesa, mbeshtetja e projekteve dhe e njerezve te rinj ! Une jam zhgenjyer kur kam pare nje pjese te drejtuesve te vjeter e te rinj te PS, te mos dinin asgje per fatin e tyre politik, te ishin te shqetesuar deri edhe pak ore para mbledhjes se nates, te prisnin njoftimin nga "miqte" e Rames, se ishin perfshire, por te mos flisnin se edhe mund t'i hiqte nga lista ! Ndersa kishte edhe ndonje shume te sigurt qe megjithese akoma nuk kish dhene asgje per PS, kish nxituar te "emeronte" dhe zevendesministrin e vet !

Forcen qe ne te gjithe i dhame, ai nuk e ktheu ne drejtesi, por ne padrejtesi! Prandaj duhen bere urgjentisht ndryshimet statutore, per ta kufizuar pushtetin e cilido qe do vije pas tij, aq me teper nese do rikandidoje dhe te kete gjasa edhe "ta zgjedhin" per te na cuar nga fitorja ne fitore!

Shume zhvillime do te kete. PS qe sot, eshte me e mire nga ajo qe ka qene dje, neser do jete me e mire nga sot, por nje gje eshte e sigurt, Rama i "rizgjedhur" do te jete ne krize te vazhdueshme legjitimiteti, nen presionin e "te veteve" apo grupit te interesit, per fat te mire me shume jashte PS dhe shume me pak brenda saj, qe i kerkojne ta coje deri ne fund misionin e shnderrimit te PS ne nje instrument!

Te Kujt? Per te arritur Cfare?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›