E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha do të përgjigjet për zgjedhjet

Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama tha se nuk mund të pretendohet të shkohet në Evropë me zgjedhje të manipuluara. “Lufta ndaj korrupsionin e krimit të organizuar është një prioritet për çdo vend në Bashkimin Evropian dhe kandidat për anëtarësim. Nuk mundet që në BE të aplikohet me një qeveri të dalë nga votat e vjedhura dhe një aleancë me kriminelë të damkosur”, theksoi kryetari në detyrë i PS-së. Ai ka paralajmëruar se Berisha nuk do të mundet t’i shpëtojë dot transparencës së zgjedhjeve.

Rama rideklaroi edhe një herë se objetivi kryesor janë zgjedhjet e parakohshme. “Kongresi ka qenë i qartë dhe i vendosur në konsideratën e legjitimitetit të cunguar të zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t’i dhënë sovranitet parlamentit. Ky parlament nuk mund të jetë teatri i një farse demokratike dhe me këtë parlament PD do ketë raporte të kushtezuara deri në fund. Është fare e qartë edhe autoriteti që kongresi i ka lënë grupit parlamentar të PS-së për të ushtruar sovranitetin e vet”, tha gjithashtu Rama.Konferenca e sotme e Ramës, shmangu çështjen e konfiktit brenda Partisë Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›