Rama Berisha fsheh krizen

Kreu i opozites Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për fshehje dhe mohim të krizes.
"Ne jemi të bindur, se Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme. Jemi ende në kohë për të ulur efektet e saj, por në rast, se kokëfortësisht qeveria do të vazhdojë ta mohojë krizën, stuhia do të jetë shumë më e rëndë dhe fatkeqësisht do ta paguajnë ata që kanë më pak dhe të cilëve Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme
Edi Rama
Kryetar i PS-se qeveria, ju kërkon të paguajnë më shumë taksa se sa ata që kanë më shumë dhe paguajne me pak taksa", tha Rama.
Ndërsa Schultz u shpreh: "Kriza ekonomike dhe problemet ne vijim edhe per Shqiperine, ishte nje nga pikat e diskutimit. Eshte logjike qe Shqiperia eshte e prekur nga zhvillimet negative ekonomike ne te gjithe Europen dhe transparenca per buxhetin eshte parakusht per demokracine. Jane parate e taksapaguesve ato qe perbejne bazen e buxhetit, ndaj per shpenzimin e parave te popullit nevojitet maksimumi i transparences dhe sinqeritetit. Per t'ju pergjigjur me drejtperdrejt pyetjes suaj, transparenca eshte element kyc i demokracise dhe pergjegjshmerise se organeve te shtetit ndaj Parlamentit, e permes anëtareve te parlamentit, ndaj votuesve, cfare perben shtyllen themeltare te demokracise".
Zhvillimet e fundit politike ne vend ishin ne fokus te bisedes me eurodeputetet e majte, sikunder dhe me sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, Luis Ayala.
"Ne diskutuam situaten ne Shqiperi. Diskutuam mbi mardheniet e grupit tone parlamentar me socialistet shqiptare. Patem nje shkembim intensiv mendimesh mbi hapat qe do te nderrmarim per te zhvilluar me tej kete mardhenie. Koleget e grupit tone do te shkojne ne Shqiperi ne javet qe vijne. Mbeta i kenaqur nga takimi me Edin. Kishim kohe pa u takuar, me duket se heren e fundit jemi takuar ne Strasburg, e tani ne Bruksel, e keto jane dy vendet e politikes europiane, meqe Shqiperia po i afrohet Europes", tha Schultz.
Nga ana e tij Rama u shpreh: "Biseda kishte të bënte me mbështetjen që ne kërkuam nga Parlamenti Europian, nga grupi parlamentar socialist për reformën parlamentare, për procesin e reformave dhe domosdoshmërisht për monitorimin nga afër të Europës dhe Parlamentit Europian të këtij procesi reformash, që duhet të kthehet në një proces të implementuar, në mënyrë të atillë që cfarë ka ndodhur në të shkuarës mos të përsëritet në të ardhmen".
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala tha: "Mendoj se rruga me e mire per Shqiperine eshte ajo e reformave, ne menyre qe t'u garantohet shqiptareve se jetojne ne nje demokraci te vertete sot dhe se kane mandatin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Ndaj ne jemi te angazhuar dhe e mbeshtesim axhenden e Partise Socialiste, mbeshtesim pozicionin e tyre per negociata efikase qe do te sillnin rezultate. Ne i besojme dhe kemi arsye per te besuar ne Partine Socialiste te Shqiperise. E dime qe ajo dhe Edi Rama jane angazhuar per te cuar perpara kete axhende per ndryshimet dhe reformen zgjedhore, e cila mbetet kyce, themelore per Shqiperine. Ajo qe kemi pare ne te kaluaren, nuk mund te perseritet me. Tani dua te shoh nese te tjeret jane te angazhuar vertete per nje gje te tille. Mendoj se eshte kyce per Shqiperine, per gjithe aktoret e saj politike, per te gjitha institucionet e saj, qe te ecet perpara me kete axhende, sepse sic e thashe, Europa nuk mund t'ia lejoje vetes, Shqiperia nuk mund t'ia lejoje vetes dhe jane shqiptaret ata qe do te vuanin pasojat, nese keta politikane nuk jane ne gjendje per te cuar perpara kete axhende ndryshimesh".
Pergatiti: ARTA TOZAJ
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sheshi në formë linesi
Endri Xhafo - Unë një gjë nuk kuptoj: çfarë ka dashur të thotë autori me atë trotuarin e vogël trekëndor përpara xhamisë së Ethem Beut, tërësisht jo funksional, që prish simetrinë e trotuareve të Bashkisë dhe të Pallatit të Kulturës dhe futet në trajektoren makinave si pykë? Ridimensionimi i komunikimit politik...
Dorian Koçi - Parabola është një nga mënyrat e të përçuarit të kumtit politik dhe shoqëror që ka një përdorim të gjerë pothuaj në të gjitha vendet e Lindjes. Oketa: Me LSI-në humbëm qytetet e mëdha
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, deklaroi se koalicioni mes PD-së dhe LSI-së realisht nuk i ka sjellë ndonjë përfitim të madh elektoral demokratëve. Në një intervistë për “Shqip”, Oketa thekson se ndërsa PD-ja në zgjedhjet lokale të 2011-s pati tkurrje të votave dhe LSI-ja sipas pretendimeve, rritje, atëherë i bie që koston e kësaj aleance ta ketë mbajtur vetë PD-ja. Madje ai shton se pavarësisht se me LSI-në në krah në zgjedhjet vendore të këtij viti, PD nuk arriti të merrte shumë qytete të mëdha në vend.
Plani i ri urbanistik i Tiranës
Është mbledhur, nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, grupi strategjik për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ku është diskutuar për rrjetin rrugor të kryeqytetit dhe hapësirat e gjelbra. Bruksel, Rama takon Papandreun
E majta europiane, e cila përfaqëson opozitën në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, analizoi në ditën e parë të punimeve të Kongresit pasojat e krizës ekonomike e financiare duke konsideruar përgjegjëse qeveritë e djathta dhe të zgjedhurit e tyre në drejtimin e institucioneve europiane.
Lajmet kryesore
Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Alarmi i Çipës: SOS Saranda
Votohet në parim buxheti 2012
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi