Rama: Berisha, hap kutitë ose largohu gënjeshtar

Kryetari i PS-së Edi Rama në fjalën e tij në protestës e opozitës në qytetin e Fierit ka kërkuar edhe njëherë hapjen e kutive dhe largimin e kryeminisrit Berisha.
Ne protestojmë në emër të biznesit që Berisha i premtoi barrë më të vogël dhe sot po i pret faturën më të lartë" theksoi Rama duke shtuar se opozita proteston për të gjithë ata punonjës të administratës dhe për ata pensionistë që nuk do të marrin dot shpërblimet" "Hap kutitë ose largohu gënjeshtar, sepse në ato kuti fshihet vendimi për një administratë të re" theksoi Rama dhe se fshihet vendimi i shqiptarëve për një shtet në të mirë.
Sipas tij marrëzia e Berishës për pushtet ia ka shterur burimet ekonomisë shqiptare duke shtuar se Shqipëria nuk ka më para të paguar për pushtetin e tij.