E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje makina perplas per vdekje 7-vjecarin

Nje aksident rrugor ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne askin rrugor Lushnje-Rrogozhine. Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Golem te Lushnjes ku nje makine tip Opel Frontera me targa Tr 4592 H ka perplasur per vdekje 7-vjecarin Jetmir Doci.

Mesohet se makina e cila drejtohej nga 29- vjecari nga Tirana Agron Daiu ka perplasur femijen pasi 7 -vjecari i ka prere rrugen. Edhe pse reagimi i shoferit ka qene i menjehershem ai nuk ka mundur te shmang dot aksidentin.

Burime nga vendngjarja bejne me dije se ne momentin e perplasjes femija ka qene i vetem duke tentuar te kaloje trafikun e krijuar. Makina ka ardhur drejt tij duke e perplasur dhe lene te vdekur ne vend. Policia e Lushnjes e cila ka mberritur ne vendngjarje ka shoqeruar ne komisariat drejtuesin e automjetit per sqarime te metejshme te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›