E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha ka frike te ulet ne tryeze

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se refuzimi i Partisë Demokratike për t'u ulur në tryezë bisedimesh tregon se maxhoranca nuk ka vullnet për të zgjidhur ngërçin e Fierit.

"Unë bëra ftesë për tryezë në një përpjekje për të zgjidhur problemin e rëndë në qarkun e Fierit dhe kjo tregon gadishmërinë tonë për të shkuar përtej vijës ndarëse dhe për të gjetur mirëkuptim për të mirën e vendit. Reagimi i menjëhershëm i PD-së ishte brutal dhe qorrazi si zakonisht dhe tregoi se ajo s`ka asnjë vullnet për të kapërcyer hendekun që kanë hapur në Fier. Refuzimi për t'u ulur në tryezë në kundërvënie të hapur me vendimet e gjykatave është shprehje e faktit që kërkon në justikimin për veten dhe jo një zgjidhje për vendin”, tha Rama.

Kreu i opozitës, theksoi se ftesa e tij ishte një shtrirje dore për të gjetur zgjidhjen dhe për arritjen e një dakordësie për Fierin.

"Unë kërkoj që pushteti të heqë dorë nga transforimimi i vetes në një gjykatë", tha Rama, duke theksuar se Berisha ka frikë të ulet ballë përballë me opozitën në tryeze për çështjen e Fierit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›