E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha kerkon ti mbylle gojen opozites

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama shprehu sot shqetesimin per mbylljen e parlamentit nga ana e kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares Jozefina Topalli per te mos u perballur sipas tij me propozimin e opozites.

Ne nje konference per media kreu socialist theksoi se Shqiperia po zhytet ne balten e keqqeverisjes dhe mbyllja e parlamentit e tregon fare qarte kete gjendje.

Sot parlamenti duhet te diskutonte per ate qe duhet bere per te mos patur permbytje dhe per te mos patur me rikenetezim te Shqiperise. Sot opozita ishte bere gati qe te mbronte ne parlament propozimin e saj per te ndalur permbytjen dhe te kerkonte prej qeverise adoptimin e nje plani konkret. Saliu dhe Jozefina mbyllen parlamentin per ti mbyllur gojen opozites per te demonstruar hapur se nuk kane asnje vizion a program per te nxjerre vendin nga permbytjet dhe nga balta tha Rama.

Kryetari i PS-se kerkoi qe ti jepet fund lojes se shitjes se energjise te ngrihen struktura shkencore per analizimin dhe studimin e menaxhimit te ujerave si dhe te nderhyhet ne legjislacion per mbrojtjen e pyjeve dhe te lumenjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›