E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeturinat mbulojne Malin e Zi

Pas Kroacise edhe bregdeti i Malit te Zi mbulohet me plehra qe vijne nga Shqiperia.

Dzelal Hodzic i organizates jo-qeveritare ne Mbrojtje te Ambientit Green Step tha se shishet plastike apo mbeturinat spitalore jane sjelle nga lumi Buna qe konsiderohet nje kufi natyror mes Malit te Zi dhe Shqiperise.

Ky lume derdhet ne Adriatik ne afersi te qytetit te Ulqinit bregdeti i te cilit eshte aktualisht i mbushur me mbeturina. Sipas tij- ndotja eshte nje dukuri e perseritur por kete vit eshte shtuar ndjeshem si pasoje e permbytjeve.

Gjorgje Dabovic sekretar per mjedisin ne Ulqin i tha Asociated Press se nga rritja e nivelit te Bunes ujerat mbledhin te gjithe mbeturinat ne brigjet e tij dhe i shkarkojne keto ne detin Adriatik. Plehrat vijne si nga Shqiperia ashtu dhe dhe Mali i Zi. Kryetarja e agjensise qeveritare ne Mbrojtje te Mjedisit Daliborka Pejovic tha se problemi do te gjeje zgjidhje vetem atehere kur te dy shtetet te rregullojne problemet e perbashketa te ndertojne diga per te trajtuar sic duhet ceshtjen e mbeturinave.

Si Ulqini dhe Ada Bojana ne afersi te lumit Bune jane pika turistike. Kryeministri Sali Berisha pritet te vizitoje Malin e Zi javen e ardhshme per te diskutuar situaten pas permbytjeve ne dy vendet. Muajin e kaluar ministria e Jashtme kroate thirri ambasadorin shqiptar ne Zagreb per ti kerkuar shpjegime per ndotjen e bregdetit ne jug te vendit i mbushur me mbeturina qe vinin nga Shqiperia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›