E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem Haxhinasto vizite 3-ditore ne SHBA

09-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u nis sot per nje vizite zyrtare tre ditore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me ftese te Sekretares amerikane te Shtetit Hilari Klinton. Zyra e shtypit e MPJ-se beri te ditur se ne Uashington ministri Haxhinasto do te pritet ne nje takim te vecante nga Sekretarja e Shtetit Klinton ku do te diskutohet mbi ceshtje te bashkepunimit dypalesh zhvillimet ne rajonin e Ballkanit bashkepunimin si dy vende anetare te NATO-s etj. Ne kuader te kesaj vizite ministri Haxhinasto do te kete takime ne Shtepine e Bardhe si dhe ne Kongresin amerikan me kongresmene dhe senatore. Gjate vizites ministri Haxhinasto do te kete nje takim edhe me perfaqesues te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan gjate se ciles do te nenshkruhet edhe nje Memorandum Mirekuptimi midis Ministrise se Jashtme dhe Keshillit per bashkerendimin e aktiviteteve te perbashketa per ceshtje te interesit kombetar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›