Ekstradohet per ne Itali Prudentino

Gjykata e Vlores vendosi te ekstradoje Albino Prudentinon italianin e kerkuar nga prokuroria e Leces per Pjesemarrje ne organizata mafioze Trafik droge dhe Grabitje ne rrethana renduese. Vete Prudentino duke pretenduar se i ishin shkelur te drejtat kerkoi ne gjykate ekstradimin ndersa mbrojtesi i tij pas vendimit pohoi se do ta apelonte ate. Albino Prudentino 59-vjecari italian i arrestuar ne Vlore do te ekstradohet drejt vendlindjes ku akuzohet per Pjesemarrje ne organizata kriminale te tipit mafioz Trafikim te lendeve narkotike dhe Grabitje ne rrethana renduese. Vendimi u shpall dje ne Gjykaten e Vlores ku u pranua kerkesa e prokurorise per nisjen me pranga te Prudentinos ne menyre qe te perballet me akuzat ne organet e drejtesise ne Lece. Gjate seances Prudentino kerkoi edhe vete ekstradimin duke pretenduar se ndaj tij po zhvillohej nje proces i parregullt ligjor dhe se ne Gjykaten e Vlores i ishin shkelur te drejtat. Ndersa avokati i tij pohoi pas seances se do ta apelonte vendimin me shpresen se ne Gjykaten e Shkalles se Dyte do te rivendoseshin serish te drejtat e klientit te tij. Prudentino u arrestua ne muajin shtator te ketij viti ne baze te urdher-arrestit te leshuar nga autoritetet italiane. Me pare Gjykata e Vlores i ka rrezuar Prudentonos tri kerkesa per heqjen e mases se sigurise ndaj tij.