E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha nuk do zgjidhjen e krizës

Kreu i PS-së, Edi Rama deklaron se kryeministri Berisha nuk është i interesuar për të zgjidhur krizën. Ai theksoi se viti 2010 është ekonomikisht më i keq se një vit më parë dhe kjo situatë negative i ka rrënjët te kutitë. "Në 3 muajt e fundit 71 mijë vetë kanë humbur vendin e punës", u shpreh ai. Sipas Ramës, shfaqja shqetësuese e kryeministrit një ditë më parë është një arsye më tepër që shqiptarët të dalin në 30 prill dhe 1 Maj, në protestën më të gjatë dhe më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e sjelle nga qeveria e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›