Rrëmben e i vë flakën autobuzit, arrestohet

Pasagjerët e linjës Tiranë - Sarandë kanë përjetuar momente paniku pasi një person tentoi të rrëmbejë autobuzin, dhe më pas shkaktoi një zjarr në bordin e mjetit.
Ngjarja e pazakonte u shënua pranë fshatit Fratar të Ballshit, ku autobuzi me targa SR 49 11 B me mbi 12 persona në bord, kishte ndaluar për t'u ushqyer pasagjerët.
I kontaktuar direkt në linjë telefonike, drejtuesi i autobuzit, Vasil Mërkuri, tregoi për "Ora News" detajet e ngjarjes. "Një pasagjer më kërkoi ta merrj në autobuz. Më pas ai doli jashtë dhe ndezi autobuzin me frena dore ngritur, ndaj mori flakë goma. Më pas autori zbriti dhe i vuri flakën autobuzit", u shpreh ai.
Ndërkaq, burime zyrtare nga Policia konfirmuan se kanë vënë në pranga autorin e grabitjes, i cili është Eduart Rexhepi, nga qyteti i Patosit.
Sipas ekspertëve, dyshohet se 32 vjeçari që ka marrë drejtimin e autobuzit nuk ka ulur frenat e dorës dhe për pasojë në mjet janë shfaqur shkëndija që më pas u shëndërruan në flakë.
Burimet shtuan se 32 vjeçari është shoqëruar në polici dhe aktualisht po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për ngjarjen ka reaguar menjëherë edhe deputeti Artan Gaçi.
Për fat të mirë ngjarja përfundoi pa persona të lënduar.