Tiranë/ Kapet 25 kg kanabis, në pranga 4 persona
Policia e Tiranës ka sekuestruar 25 kg hashash dhe ka vënë në pranga 4 persona.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Tërreni i Vështirë" u realizua sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme cannabis, pas një hetimi 4 mujor operacion u finalizua me arrestimin e shtetasve, Zeqir Mehmet Karaj, 46 vjeç, lindur e banues në Mafsheq të rrethit Krujë , Kujtim Sadik Murati, 19 vjeç, lindur e banues në Kamëz Tiranë, Idajet Zeqir Karaj, 20 vjeç, lindur e banues në të Mafsheq rrethit Krujë, dhe Meslim Fadil Karaj, 19 vjeç, lindur e banues në Mafsheq te rrethit Krujë,
Këto shtetas u kapën mbrëmë në vendin e quajtur Zall Herr, pranë Urës së Bovillës, ku pas një kontrolli të ushtruar në automjetin tip Fuoristrad Nissan me targa Kr.6415 A u sekuestrua sasia prej 25 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Preardhja e lëndës narkotike, vinte nga qyteti i Krujës me destinacion tregun e shitjes në Kamëz e Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale, shtetasve të mësipërm ju sekuestrua sasia prej 25 kg cannabis, një peshore e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike si dhe automjeti tip Fuoristrad Nissan.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.