E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha nuk do zgjidhjen e krizes

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se mazhoranca me në krye kryeministrin Sali Berisha nuk do zgjidhjen e krizës politike të vendit sepse “synon të vjedhë përsëri zgjedhjet”.

“Berisha nuk ka pranuar atë që kishte pranuar më parë në Komisionin e Ligjeve. Atë që është e shkruar në rezolutën e parlamentit, në opinionin e Komisionit Europian dhe në propozimin e opozitës për t’i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve”, theksoi Rama.

“Berisha refuzon të zgjidhë krizën mbi një tërësi argumentash të pabaza, shpifjesh e fyerjesh që nuk i bëjnë nder kryeministrit shqiptar”, vazhdoi më tej kreu i partisë socialiste.

“Nuk kemi dashur rinumërim siç thotë Berisha, por hetim të numërimit në lidhje me materialet zgjedhore. Kemi kërkuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Por, Berisha ka provuar  sërish se pse Shqipëria ka mbetur pa statusin për të hyrë në BE”, theksoi Rama.

Rama tha se Berisha nuk dëshiron të ardhmen europiane të Shqipërisë: “Mes të ardhmes europiane dhe të shkuarës që mban peng vendin, Berisha ka zgjedhur të shkuarën. Sot në komision u refuzua gjithcka, madje edhe shumica në drejtimin e komisioni”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›