E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Refuzimi i kërkesës së PS-së bazuar në shpifje

Kryeministri Berisha ka refuzuar zgjidhjen e krizës politike duke refuzuar hetimin e materialeve zgjedhore.

Kështu është shprehur kryetari i PS-së Edi Rama në një konferencë për shtyp duke iu referuar mbledhjes së komisionit të ligjeve për shqyrtimin e projektvendimit të PS-së për hetimin e zgjedhjeve.
 

“Refuzimi i kërkesës së PS-së është mbështetur në një tërësi shpifjesh dhe fyerjesh që nuk e ndihmojnë zgjidhjen e krizës. Sot Saliu ka provuar se i ka vjedhur zgjedhjet dhe do që t`i vjedhë ato përsëri. Sot ai ka provuar që pse Shqipëria ka mbetur pas dyerve të BE-së dhe kush e ka fajin për problemet që ka ngritur Bashkimi Europian” theksoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›