E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama dyshime pa fakte

Kryeministri Sali Berisha, theksoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se Rama përpiqet të poshtërojë votën e shqiptarëve.

“Rama, në një betejë të egër për të dhunuar dhe poshtëruar votën e shqiptarëve, vendosi dy ditë më parë që të tërhiqet nga Komisioni Hetimor Parlamentar, edhe sot u tërhoq nga Komisioni I Ligjeve”, u shpreh Berisha.

Më pas, Berisha shtoi: “Socialistët nuk pranuan të diskutonin për problematikën ndaj të cilës ne ishim të hapur. I bëj thirrje cdo qytatari të këtij vendi: të gjejë 5 minuta kohë dhe të lexojë propozimin e Ramës për hetimin e zgjedhjeve, i cili është i denjë për personazhet e Kafkës ose spitaleve psiqiatrike.”

Në këtë propozim kërkohet “hetimi i dyshimit dhe nuk ka asnjë fakt ose provë”, sipas Berishës.

“Asnjë institucioni nuk i lejohet të hetojë dyshimet pa fakte dhe prova. Jemi të hapur ndaj opozitës dhe nëse kërkesa e tyre është në përputhje me ligjin do e pranojmë”, nënvizoi Berisha.

Përsa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, Berisha deklaroi: “Do të marrim të gjittha masat që të shmangen abuzimet me këtë të drejtë të re të madhe që fituan shqiptarët. Le të vazhdojmë me informimin e shqiptarëve, por ata kanë treguar përgjegjshmëri shumë të lartë dhe dua t’i përgëzoj.”

“Kjo ka qenë kartolina më miqësore që Europa i ka dërguar Shqipërisë në tërë historinë e saj”, përfundoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›