E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha perccedilau minoritetin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur pasditen e së hënës në fshatin Derviçan, ku ka akuzuar qeverisjen e Sali Berishës se vetëm sa e ka përçarë minoritetin, duke i detyruar të lënë vendin dhe shtëpitë e tyre në pamundësi për të nxjerrë jetesën.

Ndaj, ka thënë Rama, në 23 qershor vota duhet të jetë e kthjellët dhe kundër deputetit të zonës Spiro Ksera, që sipas tij nuk ka bërë asgjë për këtë zonë. “Ndaj votoni dhe kërkoni që të afërmit tuaj të vijnë nga emigracioni atë ditë dhe të japin kontributin e tyre për vendin e tyre”, ka deklaruar Rama. Kryetari i opozitës e ka mbyllur fjalimin me zotimin se qeveria e tij Zgjedhjet 2013Partitë prezantojnë kandidatët dhe programetMeta: Prioritet fuqizimi ekonomik i gruas PS, projektet për Shkodrën do të jetë 24 orë në punë në krah të shqiptarëve. Rama: Të kthejmë turizmin në Gjirokastër “Do t'i japim një rol të ri Gjirokastrës në zhvillimin ekonomik e kulturor përmes turizmit”. Ky ishte premtimi i Edi Ramës nga qyteti i gurtë më herët gjatë ditës. Nuk është e pranueshme, tha Rama, që ky qytet, gjatë një viti të ketë vetëm njëmuaj e gjysmë turizëm. "Me patjetër duhet t'i shpluhurosim dhe duhet t'u kthejmë shkëlqimin e humbur, për t'i bërë pjesë të çdo udhëtimi turistik drejt Shqipërisë. Në qoftëse sot Shqipëria ka një problem me turizmin, ndër të tjera është problemi i një turizmi shumë të ngushtë në hapësirën 12 mujore, një turizëm gjysmë primitiv. Nëse duam një turizëm gjithëvjetor, ne këtë do ta realizojmë në radhë të parë duke rigjalluar përmes restaurimit. Ne t'i japim realisht Gjirokastrës një rol të ri në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit dhe ne do ta bëjmë këtë", tha Rama. Pyetjes së një banori të kësaj zonë, nëse do të ndryshojë kjo gjendje, ku ushqimet dhe ilacet merren me listë dhe papunësia është e lartë, Rama u përgjigj: "Në realitete të tilla, në vende rreth e rrotull nesh dhe në Europën ku ne jetojmë, nuk ekziston papunësia. Në mes të kësaj pasurie me një numër kaq të vogël banorësh sa ka Gjirokastra, të gjithë kanë një punë për të bërë. Të disponosh këtë pasuri dhe të mos kesh për të ngrënë, kjo është një gjë që mund të ndodhë vetëm po të kesh Saliun, Kryeministër. Ai thotë se jemi të dytët pas Gjermanisë! Takova kryeministrin kinez më tha: Shumë shpejt po ecni dhe po na kapni,dhe nuk dimë si të justifikohemi me gjithë popullin kinez! Shkon merr të përpjetën e Murit Kinez, thotë se është i vetmi që ka arritur deri kaq lart dhe e nxjerr TVSH-ja: 'Kryetari i shtetit që ka shkuar më lart në Murin Kinez në këmbë'...sporte që i shpik vetëm ky". Rama: Vëmendje punësimit Gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagoge në Gjirokastër Rama u ndal në çështjet e punësimit. "Synojmë që të krijojmë 300 mijë vende të reja pune në 4 vite, vende reale pune, jo statistika të manipuluara, sic janë fatkeqësisht shifrat që i jep sot Kryeministri. Ne besojmë që ka një potencial punësimi për 150 mijë njerëz në fshat, janë 45 mijë vende të reja pune dhe 12 mijë të tjera në industrinë prodhuese", tha Rama / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›