E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha pergjegjes per gjendjen

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha per gjendjen e rende te krijuar ne vend.Sipas Rames ajo qe po ndodh sot ne Shkoder eshte rezultat i keqqeverisjes dhe degradimit te asaj klase qe eshte ne pushtet permes votes se vjedhur.

Rama akuzoi kryeministri Berisha per komunikim skandaloz ne parlament duke reaguar ne menyren me te cuditshme ndaj perpjekjeve te opozites per te ngritur dhe per te nxjerre ne pah problemet qe shqetesojne aktualisht vendin.

Ne cilin vend ne kulmin e kesaj nje situate te veshtire kryetari i qeverise guxon dhe kthehet ne nje klloun qe gajaset duke pergojuar opoziten duke akuzuar shpifur sajuar dhe duke transformuar ne nje maskarade te mirefillte nje debat te rendesishem tha Rama.

Sipas tij ne Shqiperi njerezit po lihen ne meshire te fatit dhe qeveria nuk ben perpjekjet e duhura qe duhen ndermarre ne situata te tilla si ato qe po ndodhin prej ditesh ne Shkoder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›