Oferta e PS Patozi Do e shqyrtojme me seriozitet
Mazhoranca mbetet e hapur per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe do ta shqyrtoje me seriozitet kerkesen e opozites.
Keshtu eshte shprehur kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ne nje konference per shtyp duke iu referuar kerkeses se opozites te depozituar dje ne kryesine e Kuvendit.
Garantoj qe kjo kerkese qe mban firmen e deputeteve socialiste do te shtyrtohet me seriozitet. Kjo mazhorance qendron e hapur per cdo hetim te zgjedhjeve qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten kodit zgjedhor dhe ligjeve te vendit theksoi Patozi.
Nderkohe Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht oferten e saj per zgjidhjen e krizes politike ne vend.
Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer tanime ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike.