E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha pergjegjes per permbytjet ne vend

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka akuzuar serish kryeministrin Berisha se eshte pergjegjesi kryesor per permbytjet ne vend.

Ne nje takim me banoret e Fierit dhe te Vlores kreu i selise roze theksoi se kryeministri Berisha po e thellon ende humneren e permbytjeve ne vend duke mos marre asnje mase per to.

Shqiperia po rrezikon te mocalizohet prandaj duhet operacion radikal anti-permbytje. Te gjithe se bashku duhet te nderhyjme dhe ne jemi gati te japin votat tona per planin kombetar anti-permbytje theksoi Rama.

Gjithashtu kreu u opozites theksoi se duhet te adresohen mire fondet e shtetit dhe theksoi se mazhoranca i shperdoron parate e popullit per shirita elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›