Ministri i Mbrojtjes Imami takim me homologun e tij gjerman
16/09/2010Vizita ne Gjermani
Shqiperia nuk eshte vend i vogel se jep kontribute te medha ne Afganistan ne krahasim edhe me vendet e medha. Nuk eshte vend i vogel ne Ballkan se po jep nje kontribut te madh per sigurine dhe stabilitetin ne rajon - u shpreh ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate takimit te zhvilluar me homologun e te tij gjerman Karl-Theodor Zu Guttenberg. Ministri Imami zhvilloi nje vizite dyditore ne Gjermani vizite e cila synonte zgjerimin e metejshem te marredhenieve politiko-ushtarake me Gjermanine. Permes nje deklarate per shtyp zyra e shtypit prane Ministrise se Mbrojtjes beri me dije se kjo vizite konkludoi me negociatat paraprake per hartimin e nje plani te perbashket bashkepunimi qe konsiston ne ndihmen qe do te jape pala gjermane per rritjen e kapaciteteve te Forcave te Armatosura Shqiptare ne zhvillimin e arsimit ushtarak kualifikimin dhe trajnimin e piloteve shqiptare. Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes i Gjermanise Karl Theodor Zu Guttenberg vuri ne dukje se Shqiperia eshte nje vend i forte qe po zhvillohet me se miri dhe qe jo vetem i ploteson detyrat e saj ne kuader te NATO-s por edhe jep rezultate te shkelqyera.