Rama: Berisha, propagandë në shkolla

Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha se po shkel ligjin duke bërë propagandë politike në shkolla. Duke folur në ceremoninë e shpërndarjes së bursave për disa nga të rinjtë e FRESSH-it, kreu i PS-së Rama theksoi se kur PS-ja të vijë në pushtet do t`i japë fund politizimit të shkollave.
"Kryeministri shkel ligjin për arsimin duke bërë propagandë dhe nga ana tjetër nuk lejon përfaqësuesit e opozitës të kapërcejnë oborret për të folur me nxënësit apo studentët. Ne do t`i japim fund çdo forme politizimi të shkollës, do të vrasim frikën e çdo mësuesi për bukën e gojës dhe do ti japim atij dinjitetin si një figurë e ndarë nga politika dhe një pikë refermi për çdo nxënës dhe student. Ne do të bëjmë të mundur që arsimi shqiptar ta fusim në binarët e integrimit europian, të sigurojmë që çdo investim i çdo familje shqiptare për fëmijët është një investim i garatuar përmes një sistemi transparent të akreditrimit të çdo shkolle. Do të krijojmë një agjensi ndërkombëtare akredimi dhe çdo universitet do të akreditohet në mënyrë të pavarur dhe jo në rrugën e interesave klienteliste të pushtetit” tha Rama.
Gjithashtu kreu i opozitës i është referuar edhe grevës së urisë së ish-të përndjekurve politik duke theksuar se kjo ndihet e tradhëtuar prej 22 vjetësh.
vijon..