Greqi, Gjykata e Lartë: Arben Frroku të ekstradohet në Shqipëri
Arben Frroku do të ekstradohet nga Greqia në Shqipëri.
Ky është vendimi që mori sot Gjykata e Lartë në Athinë, e cila i përgjigjet kështu pozitivisht kërkesës së Drejtësisë shqiptare për ekstradim.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë u mblodh në 31 maj për t’u njohur me ceshtjen, pasi avokati grek i Frrokut, Makis Kaftopuls apeloi vendimin e gjykatës së Selanikut, që urdhëronte ekstradimin e tij dhe të kushëririt Jak Jaku, por sot dha vendimin përfundimtar.
Pas vendimit të sotëm, transferimi i Arben Frrokut në Shqipëri është vetëm cështje kohe.
Arben Frroku u arrestua në Selanik natën duke u gdhirë 25 shkurti, disa orë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj në Tiranë.
Në muajin prill gjykata e Selanikut vendosi ekstradimin e Frrokut, por vendimi u apelua që në sallë nga avokati grek i Frrokut.
Arben Frroku, i cili është edhe kandidat i partisë kristiandemokrate për zgjedhjet e 23 qershorit, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën, madje ka paraqitur alibitë e tij për kohën kur ndodhi vrasja. Ai ka deklaruar se arrestimi i tij është bërë për motive politike.