Rama: Berisha s'ka forcë të ndajë PS-në

Kreu i PS-së, Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se kryeministri Berisha nuk ka forcë të ndajë Partinë Socialiste. "Ne jemi forca më e madhe e politikës shqiptare. Si e tillë do të mbrojmë në mënyrë të ligjshme , atë që Berisha e ka marrë në rrugë të paligjshme. Partia Socialiste do jetë një pengesë e pakapërcyeshme për Berishën", tha lideri i selisë rozë. Sipas Ramës, fati i demokracisë është në duart e PS-së. Ai akuzoi KQZ-në se është vendosur nën urdhrat e Berishës. "Berisha ka marrë peng kutitë. Shumica në KQZ nuk i nënshtrohet ligjit, por zbaton urdhrat e Berishës", pohoi kreu i PS-së. Sipas Edi Ranës, Meta e Berisha po përpiqen të fshehin të vërtetën.