E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha te heqe postobllokun e korrupsionit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se kryeministri shqiptar akuzoi mediat kosovare për zbardhjen e skandalin me linjën e interkonjeksionit të energjisë.

"Banka e shtetit gjerman ka për qëllim vetëm transparencën. Se sa të pastra janë duart e Saliut duket qindra kilometra larg, por duke parë nga afër të gjithë dokumentacionin, të vret syrin qëndrimi krejt arbitrar dhe arrogant i qeverisë shqiptare", tha Rama.

Kreu socialist i bëri thirrje kryeministrit që të heqë postobllokun e korrupsionit nga rruga e realizimit të këtij projekti dhe të mos e stamposë me një vulë tjetër turpi qeverinë dhe vendin, që ka interes strategjik për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

Rama: Berisha kundër shqiptarëve

Duke iu referuar skandalit të zbuluar nga gazeta "Zëri" në Kosovë, kreu opozitës Edi Rama e ka cilësuar nje sdite me pare bllokimin e linjës së interkonjeksionit, si një pengmarrje qeveritare, me regjisor Kryeministrin Berisha, kundra interesave kombëtare.

Rama tha se, që kjo çështje të mos kthehet në një turp për Shqipërinë, deputetët e opozitës duhet të kërkojnë urgjentisht një interpelancë në Parlament me kryeministrin Berisha.

"Projekti i linjës me kapacitet 400 kilovolt, që financohet nga Gjermania, ka mbetur peng i qeverisë shqiptare, madje pasi tenderi është kryer dhe ka marrë edhe miratimin e Bankës Gjermane, KFW. Madje bllokimi ka ardhur edhe pasi vetë OST-ja e ka miratuar rezultatin e tenderit. Letrat e drejtorit të KFW-së, drejtuar qeverisë shqiptare, nuk kanë marrë përgjigje. Çështje kaq madhore dhe me një rëndësi kaq të madhe, paskan mbetur në dorë të një ish-badigardi dhe ish-doganieri të Sali Berishës, që është kthyer në drejtor me fuqi bllokuese për realizimin e një projekti të këtyre përmasave, në interesa kombëtare dhe publike", tha Rama.

Berisha: Une iniciator i linjes se interkonjeksionit

Gjate nje konference per gazetare zhvilluar te marten, kryeministri Sali Berisha deklaroi se "mafia nuk ka fytyre ka vetem fytyren e krimit, mafia nuk ka moral, ka vetem trofene qe plaçkit".

"Janë pergjigjur qartesisht si Enti, si sipermarrja e OST-se, e cila ka qartesuar shqiptaret se oferta per te cilen pretendon Edi Rama eshte 30 per qind me e kushtueshme se oferta per te cilen drejtuesi i OST-se mendon se duhet te fitoje. Ministria e Financave ka informuar shqiptaret dhe nuk ka pranuar nje borxh prej 10 milione dollare me shume mbi shpatullat e shqiptareve per shkak te preferencave qe tregojne cilido qofte per nje kompani dhe per te perjashtuar tjetren", tha Berisha.

Berisha theksoi se Kryeministri dhe Qeveria në Shqipëri nuk janë autoritete kontraktues, pasi ligjet e reja i kanë përjashtuar, por qeveria dhe Kryeministri janë gardianë të interesit publik.

"Mund t'ju them se iniciator i kësaj linje është Sali Berisha. Kam kërkuar financimin e Bankës Gjermane të Zhvillimit për këtë linjë, por ligjet janë ligje...ne i respektojmë ato", tha Berisha. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›