E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili ne Vlore Te punojme per nje ambient te paster

Të gjitha ministrat e kabinetit qeveritar janë dërguar në rrethe të ndryshme të vendit, për të ngritur shtabet e punës që do të merren me mjedisin, në kuadër të nismës për një Shqipëri të pastër, sidomos kur duhet edhe pak kohë të hapet zyrtarisht sezoni turistik.

Pikërisht për këtë arsye në Vlorë ka qenë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Takimi i zhvilluar në prefekturën e qarkut të Vlorës me pjesëmarrjen e drejtuesve lokalë të mjedisit e shëndetësisë, por edhe njësive vendore.

Ministri Vasili e ka cilësuar Vlorën, si një potecial të rëndësishëm turistik, ndërsa ka theksuar se insitucionet duhet të bashkërendojë punën e tyre për një qytet dhe ambient të pastër, ku sipas tij kërkohet edhe vëmendje nga qytetarët.

Jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë janë zhvilluar takime me njësitë vendore për të gjetur një zgjidhje për mbetjet urbane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›