Le Doulos nga Jean-Pierre Melville
Shfaqet sot, ora 19.00, në kinemanë e Marubit filmi Le Doulos, dramë e regjisorit francez Jean-Pierre Melville, i vitit 1969. Protagonisti Maurice Faugel sapo ka kryer dënimin për vrasjen e shokut të tij Gilbert Varnove. Por edhe pas kësaj ai vazhdon të merret me grabitje shtëpish në bashkëpunim me një shok i cili është njëkohësisht dhe agjent i policisë. Interpretojnë: Jean-Paul Belmando, Serge Reggiani dhe Jean Desailly. Zgjat 108 minuta.